
Me një pikë uji të pastër, të sigurt, të padukshme… por thelbësore në çdo moment të jetës sonë. Nga kujdesi për familjen, tek ndërtimi i një biznesi të qëndrueshëm,cilësia e ujit është baza e gjithçkaje. Nga ky besim lindi Water Boutique. Një brand ndërkombëtar i regjistruar, që solli në Shqipëri dhe rajon një standard të ri: trajtimin e ujit dhe filtrimin e ujit jo thjesht si nevojë, por si përvojë cilësie dhe sigurie. I ndërtuar mbi ekspertizën gjermane dhe partneritete të forta me markat më të njohura të Bashkimit Evropian, Water Boutique nuk ndjek vetëm standardet, por dhe i vendos ato. Çdo zgjidhje që Water Boutique ofron është e menduar në detaj, e projektuar për të zgjatur dhe e ndërtuar për të bërë diferencën që ndihet çdo ditë sepse për Water Boutique uji nuk është thjesht teknikë. Është besim. Në laboratorin e akredituar, çdo analizë është më shumë se një procedurë, është garancia që çdo pikë uji që kalon në produktet e filtrimit të ujit përmbush standardet më të larta të pastërtisë dhe sigurisë. Vizioni i themeluesve, Z. Urim Vata dhe Znj. Xheni Vata ka qenë gjithmonë i qartë: të sjellin në çdo shtëpi dhe çdo biznes një standard që nuk negociohet, cilësinë e ujit të kërkuar . Dhe kjo filozofi reflektohet në çdo zgjidhje që Water Boutique jep për trajtimin e ujit. Nga uji i pijshëm, tek mbrojtja e tubacioneve, pajisjeve shtëpiake, makinerive industriale dhe pishinave, çdo sistem filtrimi uji që instalohet është një investim në jetëgjatësi, efikasitet dhe mirëqenie. Ndërsa përmes TUZ ECO LIFE, si pjesë integrale e Water Boutique, vizioni shkon më tej, duke trajtuar ujërat e ndotura dhe ujërat e zeza , duke kontribuar në një mjedis më të pastër për brezat që vijnë. Sepse për Water Boutique, suksesi nuk matet vetëm me teknologjinë që përdoret, por me ndikimin që lën më pas. Partnerët më prestigjozë ndërkombëtarë i kanë besuar Water Boutique për përfaqësimin e tyre në Shqipëri , Kosovë dhe në Rajon. Klientët e Water Boutique besojnë në diçka edhe më të rëndësishme,sigurinë në përditshmërinë e tyre. Dhe kjo është përgjegjësi e madhe.
