Shërbimet

Zgjidhjet për ujin i gjeni vetëm në Water Boutique

Water Boutique garanton menaxhimin e projektuar të montimit. Siguron një shërbim profesional të asistences teknike me stafin e tij të kualifikuar dhe me një eksperiencë 18 vjeçare për trajtimin e ujrave. Tekniket tane i nënshtrohen një programi trajnimi të vazhdueshëm nga specialistë gjermanë duke garantuar një shërbim cilësor dhe të shpejtë për klientin.

Zgjidhje në kohë reale ndaj çdo problematike të ujit.

Shoqata Teknike dhe Shkencore Gjermane për Gaz dhe Ujë (The Deutscher Verein des Gas- und Wasserfaches – DVGW) është një Ent çertifikues i pavarur dhe i paanshëm i industrisë me seli në Bon, e themeluar që nga viti 1859. Kjo organizatë punon për të siguruar nivelin më të lartë të sigurisë dhe cilësisë në sigurimin e gazit natyror dhe ujit të pijshëm për publikun. Produktet e çertifikuara nga DVGW janë të sigurta dhe njihen në te gjithë botën. Në fushën e testimit të produktit; DVGW teston materialet, përbërësit dhe produkte në lidhje me gazin dhe ujin. Për më tepër, ky ent bashkëpunon me më shumë se 40 laboratorë testimi të njohur nga DVGW në fushën e teknologjisë së gazit, inxhinierisë elektrike, inxhinierisë mekanike, testimit të materialeve, plastikës, ujit të pijshëm dhe higjenës.
Water Boutique ndjehet me të vërtet i privilegjuar që sjell në shqipëri cilësine e Sistemeve BWT të certifikuara DVGW. Certifikata e Cilësisë DVGW tregon që Sistemet BWT përputhen me rregulloret e zbatueshme të sigurisë për të gjitha vendet anëtare të BE-së, duke vërtetuar që ato kanë karakteristika cilësore të cilat tejkalojnë kërkesat maksimale të sigurisë. Megjithatë marrja e certifikatës DVGW nuk e përfundon procesin. Sistemet BWT i nënshtrohen auditimeve të rregullta, ciklike të cilësisë, të cilat kontrollojnë cilësinë e provuar. Duke krijuar rregulloret teknike për sigurinë dhe besueshmërinë e furnizimit me gaz dhe ujë DVGW është lider ne krijimin e të ardhmes të industrisë gjermane dhe evropiane të furnizimit me energji dhe ujë. Partneri i Water Boutique ne shqipëri BWT është pjesë e kësaj.

1%

Elementi H2O

Vetëm pak më pak se 1% e rezervave globale të ujit mund të përdoren drejtpërdrejt për ujë të pijshëm. Aty ku nevojitet ujë i pijshëm, ne fokusojmë përpjekjet tona në trajtimin e burimeve ujore të mbetura në cilësinë dhe sasinë e kërkuar.

1.38 miliardë kilometra kub depozita ujore

98,28% e ujit të aksesueshëm në botë është i disponueshëm në formë të lëngshme, por vetëm një përqindje shumë e vogël (0,78%) mund të përdoret për ujë të pijshëm.

Klientët Tanë