25 Jan Ndotja e ujit nga Mikroplastika
Urim Vata – Administrator i Water Boutique
Mikroplastika është një rrezik për shëndetin e kafshëve dhe njerëzve. Një studim i botuar në “Scientific Reports” zbuloi se këto fragmente plastike (më pak se 5 mm në madhësi) bartin patogjenë nga toka në lumenj, ujëra nëntokësorë dhe dete, duke bërë që ato të kontaminojnë ujin e pijshëm dhe të infektojnë faunën detare dhe duke u kthyer kështu në një lloj bumerangu ndëshkues për njerëzit që janë burimi kryesor i ndotjes me plastikë në mjedis. “Shumë njerëz e shpërfillin problemin e ndotjes nga plastika, duke menduar nuk jam breshkë deti, nuk do të mbytem në mbeturina’”, komenton një nga autorët e studimit, duke nënvizuar se si ky qëndrim duhet të ndryshojë me daljen në dritë të zbulimeve të reja.
Nga ndotja e detit dhe ujit të pijshëm, plastika e gëlltitur në një javë peshon mesatarisht sa një kartë krediti. Pra, secili prej nesh mund të gëlltiste mesatarisht 5 gram microplastikë çdo javë. Kjo vërtetohet nga analiza shkencore e revistës “No Plastic in Nature: Assessing Plastic Ingestion from Nature to People”. Një përmbledhje shkencore e 52 studimeve të mëparshme mbi këtë temë, e cila është e para që përpunon një vlerësim të peshës së mikroplastikës që hyn në trupin e njeriut, një hap i rëndësishëm për të kuptuar efektet e këtyre lloji mbetjeve mbi shëndetin e njeriut.
Nëpërmjet lëngjeve dhe ushqimit ne thithim mesatarisht 2000 mikrofragmente plastike në javë, për një total prej 21 gramësh çdo muaj kjo e barabartë me 250 gram në vit. Shumica e këtyre grimcave vijnë nga uji i ambalazhuar ose i çezmës. Njeriu mund të konsumojë 1769 grimca plastike çdo javë, vetëm duke pirë ujë pavarësisht nga marka e tij. Ndër produktet e blera, më të kontaminuara vlerësohen se janë: uji i pijshëm, birra dhe kripa.
Efektet e mikroplastikës në shëndetin e njeriut tashmë po bëhen të njohura dhe një gjë është e sigurtë, pasi ato hyjnë në trup, nuk mund të largohen më. Mënyra e vetme për t’i reduktuar ato është kufizimi i ndotjes plastike.