TIRANË 11 – 13 SHTATOR 2024

PANAIRI KOMBËTAR “TIRANAGRO”

Edhe këtë vit Water Boutique mori pjesë  në panairin kombëtar “TIRANAGRO”, organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Bashkia Tiranë, cili  është panairi më i madh bujqësor e blegtoral, për fermerët, konsumatorët dhe bizneset e sektorëve të produkteve të konsumit.

Promovimi i shfrytëzimit efikas të burimeve ujore me një qasje të sigurtë dhe cilësore në ujin e pijshëm, uji sanitar si dhe mundësitë konkrete që tashmë ofrohen nga kompaia Water Boutique  në fushën e pastrimit dhe ripërdorimit të ujërave të ndotur, ujërave të zeza dhe ujërave meterologjik për vaditje,sipas Rregullores të e re 741/2020 BE për “Ripërdorimin e Ujit”, zgjuan një interes të madh tek pjesëmarrësit dhe vizitorët.

Një përdorim më i virtytshëm të ujit u mundëson fermerëve dhe konsumatorëve të kursejnë dhe të ruajnë  burimet ujore të nevojshme për ekosistemet ujore dhe tokësore.

Në këtë mënyrë përfitimet do të jene jo vetëm personale por edhe të rëndësishme për mbrojtjen e planetit , mbrojtjen e biodiversitetit, uljen e ndotjes në zero dhe përshtatjen më të mirë ndaj ndryshimeve klimatike.

Përdorimit i teknologjive inovative  Gjermane dhe vendeve të  BE, të certifikuara për këtë qëllim, është thelbesor për sigurinë, qendrueshmërinë dhe zhvillimin e biznesit të tyre.

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne