
10 Mar 6 Mars 2025
Seminar “Njohja dhe menaxhimi i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotur”
Në kuadër të formimit profesional dhe rritjes të cilësisë së shërbimit për klientët, “TUZ Eco Life” zhvilloi seminarin “Njohja dhe menaxhimi i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotur”, me stafin e zyrës qëndrore të kompanisë mëmë “Water Boutique Shpk”.
Seminari u mbajt në ambientet e kompanisë “Water Boutique shpk”, me lektore Znj. Xheni Vata, Drejtor Ekzekutiv i kompanisë.
Qëllimi i seminarit ishte të ofronte përgatitje teknike dhe rregullatore, që i mundëson stafit:
- Adresimin e problemeve që lidhen me zgjedhjen e duhur të një impiantit për trajtimin e ujërave e ndotur dhe ujërat e zeza.
- Analizimi dhe diferencimi i kërkesës për impiantin e trajtimit të këtyre ujërave
- Informacioni i saktë për vlerën dhe rëndësinë e instalimit të impiantit të ujërave të ndotur dhe ujërave të zeza.
- Njohja dhe përmbushja e detyrimeve dhe kërkesave legjislative për zgjedhjen, projektin dhe instalimin e një impianti për ujëra e ndotur dhe ujërat e zeza.
- Standardet me përputhshmërinë rigoroze me vlerat kufi të treguara në tabela të diferencuara, në varësi të llojit të shkarkimit, në bazë të objektivave specifike të cilësisë.
- Instalimi një impianti të përshtatshëm pastrimi për ujërat e ndotur dhe ujërat e zeza.
- Mirëmbajtja dhe menaxhimi korrekt i impiantit të ujërave të ndotur dhe impiantit të ujërave të zeza.
.Çdo kompani duhet të përmbushë në mënyrë korrekte detyrimet rregullatore në lidhje me mbrojtjen e ujit dhe menaxhimin e mbetjeve.
Akti normativ i Këshillit të Ministrave nr. 8, datë28.12.2023 dhe Udhëzimi i përbashkët i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe i ministrit të Turizmit dhe Mjedisit nr. 1, datë 1.2.2024 “Për miratimin e rregullores teknike mbi standardet për trajtimin e ujërave të ndotura për subjektet që shkarkojnë ujëra të ndotura dhe të patrajtuara pranë ose në ujëra larëse”.parashikon sanksione të rënda administrative kur vlerat e ndotjes të shkarkimit i tejkalojnë vlerat kufi, të ndara sipas zonave ose kur impianti i shkarkimit është me i vogël se ai i parashikur në këtë rregullore dhe kur projekti dhe instalimi këtij impianti nuk përputhet me standartet e saj.
Gjatë seminarit u hulumtuan në thellësi procedurat ligjore të sipërpërmendura, respektimi i vlerave kufi, menaxhimi tekniko-dokumentar korrekt dhe menaxhimi optimal i impiantit të përshtatshëm për trajtimin e ujërave të ndotur dhe ujerat e zeza.
TUZ Eco life
Water Boutique – Ku ka ujëjemi ne….