Atrazina në Ujë C8 H14 Cl N5

Atrazina në Ujë C8 H14 Cl N5

Atrazina është një herbicid artificial i përdorur gjerësisht në agrikulturë për eleminimin e barërave të këqija. Ai është një kimikat që zakonisht gjendet në rrjetin e ujit të pijshëm publik ose privat dhe shkakton probleme serioze shëndetësore. Ekspozimi ndaj atrazinës bëhet përmes ujit të pijshëm, ujit sanitar, ushqimit, frymëmarrjes dhe nga kontakti me lëkurën. Publiku i gjerë mund të jetë i ekspozuar ndaj atrazinës që gjendet në ujë ose ajër, por ajo rrallë gjendet në ushqime. Rrezik më të lartë paraqesin njerëzit që ekspozohen përmes pirjes së ujit të pusit.

Atrazina potencialisht shkakton probleme shëndetësore kur njerëzit janë të ekspozuar ndaj saj në nivele mbi 3 µg / L për periudha relativisht të shkurtër kohore. Në këto probleme  përfshihen: Kongjestion i zemrës ; Edema të mushkërive; Bllokimin e veshkave; Presioni i ulët i gjakut; Spazma të muskujve; Humbje në peshe; Dëmtimi të gjëndrave mbiveshkore; Crregullime endokrine; Impotence; Probleme zhvillimi tek femijet; Deformime te fetusit

Ne ekspozime afatgjata në nivele mbi 3µg/l, Atrazina mund të shkaktojë probleme shëndetësore si: Humbje peshe; Dëmtime kardiovaskulare; Dëmtime të retinës; Degjenerim të muskujve; Kancer.

Ref: U. S. Centers for Disease Control and Prevention – Agency for Toxic Substances & Disease Registry

Filtrimi i ujit të pijshëm me filtra uji që përmbjanë vetëm Karbon Aktiv ose me sisteme te tjera filtrimi uji te pacertifikuara nga Ente të Akredituara dhe që të cilat gjenden rëndom në treg, nuk e zgjidh problemin e prezencës të këtij komponenti të rrezikshëm në ujë ashtu sikurse dhe për shumë komponentë të tjerë kimik dhe fizik. Njerëzit kanë të drejtë dhe duhet të informohen në menyrë profesionale për përmbajtjen dhe funksionin që kryen  filtri i ujit që ju ofrohet. Ata duhet të kërkojnë fletë analizën fiziko kimike të ujit që marrin mbas vendosjes të filtrit.

Filtrat e ujit dhe sistemet e trajtimit të tij, që ofrohen nga   Water Boutique, janë te Cerifikuar nga Entet e Akredituara të BE. Profesionistët e diplomuar në fushat përkatëse, do ju japin përgjigje shteruese për cdo informacion dhe pyetje që do të keni lidhur me cilësinë dhe komponentët fiziko kimik të ujit para dhe pas filtrimit të ujit.

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…..