Çfarë është Bisfenoli A?

Cfarë është Bisfenoli A (BPA)

Bisfenoli A (BPA) është një përbërje organike me dy grupe fenolike. Ai njihet gjithashtu si propani 2,2-bis (4-hidroksifenil). BPA është një molekulë themelore në sintezën e plastikës dhe disa aditivëve. Prodhimi i tij vjetor prej 2-3 milion ton e bën atënjë nga monomerët kryesorë në prodhimin e polikarbonatit. Artikujt plastikë që përdorim çdo ditë përmbajnë plastikë (Pet – polietilen tereftalat) dhe janë të rrezikshëm për shëndetin tonë. Megjithatë supermarketet janë plot me ujë në shishe plastike dhe ushqim të paketuar në plastikë. Plastika është një rrezik për shëndetin e njeriut. Jo të gjitha plastikat por shumica e tyre. Në varësi të klasave dhe komponimeve plastike me të cilat merremi çdo ditë ekspozohemi ndaj një numri të madh të toksinave me efekte të ndryshme.

Një nga objektivat kryesore e propozimit për Direktivën Evropiane të ujit të destinuar për konsum njerëzor, e cila së shpejti do të zëvendësojë 98/83 / EC aktuale, është të inkurajojë përdorimin e ujit të pijshëm duke e bërë atë më të sigurt dhe më të arritshëm përmes modifikimit të disa parametrave, trajtimeve, kontrolleve më të mira si dhe transparencës më të madhe në informacionin në lidhje me cilësinë e ujit të pijshëm. Sipas vlerësimeve të BE-së, aplikimi i legjislacionit të ri mund të çojë në një ulje prej 17% të përdorimit të ujit në shishe plastike me një kursim të vlerësuar prej 600 milion euro në vit për familjet evropiane.

Studimet e shumta nuk lënë me me vend për dyshime: BisfenoliA karakterizohet nga toksiciteti akut dhe studimi i efekteve të tij toksike, kancerogjene dhe estrogjenike është intensifikuar vitet e fundit. Duke pasur parasysh rritjen e përhapjes së tij, BPA është identifikuar si një intereferues endokrin që dëmton funksionet e sistemit tonë endokrin duke vepruar në disa mënyra të ngjashme me një estrogjen natyral, 17-β-estradiol.

Cilat janë efektet shëndetësore?

BPA është shkaku i një rritje të problemeve që lidhen me riprodhimin, përfshirë ndryshimin e ciklit menstrual. Kjo shkakton efekte shkatërruese tek femrat. BPA është në gjendje të ndërhyjë edhe në sjelljen normale të karaktereve androgjene që janë thelbësorë për zhvillimin normal të individëve meshkuj, ai prek sistemet e tyre riprodhuese, duke ulur nivelin e testosteronit.

BPA gjithashtu ka efekte mutagjene (dëmton ADN-në) dhe kancerogjene. Në vitin 2013 hulumtimet treguan se edhe në doza të ulta ai rrit incidencën e tumoreve të gjirit. Studime të tjera kanë treguar që BPA nxit përhapjen e qelizave kancerogjene në prostatë, vezore dhe zorrën e trashë. Por këto nuk janë të gjitha. Studimet kanë treguar se BPA shkakton që një çekuilibër tësistemit endokrin, nxit zhvillimin e mbipeshes dhe kontribuon në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Ai ka efektenegative në mëlçi dhe funksionin e saj mitokondrial edhe nëpërqendrime të ulëta .

Studimet dhe hulumtimet janë ende në vazhdim, por nëse duam të mbrojmë shëndetin tonë dhe atë të familjes tonë, duhet të fillojmë të shmangim ekspozimin ndaj BPA sa më shumë që tëjetë e mundur.

FDA ( U.S. Food and Drug Administration) – EFSA (European Food Safety Authority) 2019

Filtrimi i ujit të pijshëm të rrejtit me sistemin RO (membranë molekulare – Filtra të karbonit aktiv) , ashtu sikurse edhe per elementet e tjere të dëmshëm që gjenden në ujë, eleminon ne masen 99.9% rrezikun e ekspozimit kronik ndaj plastikës.

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…..