21–25 Shtator 2026 – Trajnim profesional nga BWT në Schriesheim, Gjermani

Specialistët, stafi teknik dhe drejtuesit e Water Boutique morën pjesë në trajnimin “Commercial Technologies” në Schriesheim, Gjermani.

Si partner i konsoliduar dhe distributor i vetëm i BWT në Shqipëri, Water Boutique sjell te klientët teknologjitë më moderne dhe efikase të Best Water Technology.

Ky bashkëpunim shoqërohet me edukimin në vazhdim të stafit, që çdo pajisje të mbështetet nga ekspertiza e duhur dhe shërbimi cilësor gjatë gjithë përdorimit të saj.

Trajnimi ndërthuri analizën e ujit me përzgjedhjen dhe përdorimin praktik të teknologjive të trajtimit të tij.

Water Boutique, që zotëron laboratorin  akredituar të analizave të ujit, vijon investimin në teknologji dhe inovacion edhe përmes përgatitjes së specialistëve dhe stafit teknik, me synimin që çdo klient të marrë një zgjidhje të bazuar në analiza të besueshme dhe një shërbim të kualifikuar.

Për Water Boutique, inovacioni merr vlerë kur sjell një zgjidhje që funksionon dhe një shërbim tek i cili klienti mund të mbështetet.

Edukimi në vazhdim i stafit është një proces i pandërprerë që e shoqëron këtë angazhim në çdo hap të punës, nga këshillimi fillestar deri te kujdesi për pajisjet pas instalimit.

 

WAtee Boutique- Ku ka ujë jemi ne…