BE ofron Bonusin e Ujit

BE ofron Bonusin e Ujit

Bonusi i ujit të pijshëm, i njohur gjithashtu si bonusi i filtravet, është një ndihme qe shume vende te Bashkimit Europian po japin për blerjen dhe instalimin e sistemeve të filtrimit te ujit per familjet dhe bisneset. Ky bonus uji perllogaritet ne 1000 euro për familjet dhe në 5000 euro për bisneset, OJF, institucionet fetare etj.  Ne këtë mënyrë ata do të racionalizojnë dhe përmirësojnë cilësinë e ujit të rubinetit, duke nxitur kështu familjet dhe kompanitë për të reduktuar konsumin e plastikës dhe ndotjen e mjedisit nga ajo.  Vendosja e sitemeve të filtrimit të ujit në familje dhe bisnese, do të kontribuojë ndjeshëm në reduktimin e ndotjes nga shishet plastike një përdorimshme, pasi vetëm një familje mesatare prej tre anëtarësh, konsumon rreth 60 bidonë plastikë një përdorimësh 5 litra ne muaj dhe 720 të tillë gjithë vitin, ose rreth 2800 bidone 1.5 l. Pra, e gjithë kjo plastikë përfundon në mbetje.

Por, ndikimi pozitiv i këtij bonusi shtrihet përtej ndotjes të mjedisit. Studimet e kryera, tregojnë se konsumatorët jo vetëm do të marrin ujin e pijshëm shumë herë më lirë se uji i ambalazhuar, duke kursyer një shumë të kosndiderushme nga të ardhurat e tyre financiare vjetore, por edhe në shendetin e njerëzve. Kjo pasi cilësia e ujit të filtruar do të jetë më e lartë dhe më e garantuar se e ujit të ambalazhuar. Uji i filtruar nuk  përmban mikroplastika, metale të rënda dhe patogjenë të rrezikshëm për organizmin. Mjafton që këto sisteme të mirëmbahen dhe të jenë të certifikuara nga agjenci prestigjoze dhe te akredituara nga organizmat e BE, në perputhje me direktivën Direktivën (BE) 2020/2184.

Produktet e markava që Water Boutique përfaqëson në tregun shqiptar, janë të Certifikuara BPA FREE (dmth nuk kanë përbërjen organike Bisphenol A në ndërtimin e tyre. Shumica e produkteve plastike si shishet, filtrat e ujit, pjatat plastike , kontejnerët e magazinimit dhe bidonët e pijeve prodhohen duke përdorur BPA). Gjithashtu filtrat e ujit që ofron kompania Water Boutique janë të certifikuara Low Carbon Footprint (gjurmë e ulët e karbonit).

Ne jemi krenarë që ju ofrojme cilësinë e garantuar më të mirë të filtrave të ujit duke kontribuar në mënyrë esenciale dhe direkte në permiresimin e cilesise te jetes tuaj dhe mbrojtjen e mjedisit, pasi:

Ku ka ujë jemi ne…..