Filtra Uji të Certifikuar… Përse duhet Certifikimi?

Filtra Uji të Certifikuar… Përse duhet Certifikimi?

Certifikimi kërkohet për të verifikuar që pajisjet dhe materialet e përdorura për filtra uji të pijshëm dhe sanitar, të plotësojnë standartet e caktuara  të cilësisë dhe sigurisë. Certifikimi është një proces në të cilin një organizatë e pavarur dhe e akredituar, vërteton pretendimet e prodhuesve për standardin, duke ofruar një vlerësim të pavarur për rreziqet e mundshme të kontaminimit të ujit nga një material ose proces.

Agjencia e certifikimit është përgjegjëse për kërkimin e të dhënave nga prodhuesit, gjenerimin e rezultateve të testimit, kryerjen e inspektimeve dhe auditimeve dhe dhënien e rekomandimeve për performancën e produktit. Certifikimi  aplikohet  për teknologjitë e përdorura për materialet e filtrimin të ujit, të tilla si kimikatet e trajtimit, filtrat, fishekët, pompat  por edhe për sigurinë dhe rezistencën e tyre.

 

Qëllimi i Certifikimit

  • Certifikimi i produkteve për të siguruar që përdorimi i tyre nuk kërcënon sigurinë e përdoruesit, si për shembull duke shkaktuar ndotje të ujit të pijshëm me substanca toksike(plastika), substanca që mund të ndikojnë në pranueshmërinë e konsumatorit ose substanca që ndihmojnë rritjen e mikroorganizmave;

Një hap i rëndësishëm në çdo procedurë certifikimi është vendosja e standardeve, të cilat duhet të përbëjnë bazën e vlerësimit të produkteve.

Këto standarde duhet gjithashtu të përmbajnë kriteret për miratim. Në procedurat për certifikimin në aspektet teknike, këto standarde në përgjithësi zhvillohen në bashkëpunim me prodhuesit dhe agjencinë certifikuese.

OBSH Guidelines for drinking-water quality, Guidelines for the safe use of wastewater and excreta in agriculture and aquaculture and Guidelines for safe recreational water environments.

Të gjitha produktet dhe kompanitë me të cilat Water Boutique bashkëpunon, janë të Certifikuara nga Entet e Akredituara të Bashkimit Europian dhe NSF International (National Sanitation Foundation USA).

Këto produkte garantojnë konsumatorin per origjinën e tij, cilësinë, jetëgjatësinë dhe mbi të gjitha për produktin final të shëndetshëm (ujin e pijshëm dhe ujin sanitar).

Për më shumë informacione mbi kontrollin, cilësinë dhe sigurinë e materialeve dhe kimikateve të përdorura për filtrimin e ujit të pijshëm dhe sanitar, kontaktoni në: [email protected]