Impiant Trajtimi Ujërash Të Zeza për Lavazhe Makinash

Impiant Trajtimi Ujërash Të Zeza për Lavazhe Makinash

Nivelet e larta të ndotjes dhe interesi në rritje për  mbrojtjen e mjedisit po fokusohet gjithnjë e më shumë në trajtimin e ujërave të zeza rezidenciale ose të ngjashme, por gjithashtu, veçanërisht vitet e fundit, në impiantet e pastrimit të ujërave të zeza që vijnë nga sipërfaqet e ndotura.

Kjo fushë përfshin edhe ujin që rrjedh pas  larjes së automjeteve të cilat karakterizohen nga prania e një lloji të ndryshëm ndotësish si: lëndët e ngurta të pezulluara (rërë dhe baltë, zhavorr, gurë të grimcuar, mbetje bimore), detergjentë, vajra minerale dhe hidrokarbure.

Water Boutique dhe TUZ Eco life,  si lider dhe sipërmarrje pararojë  në trajtimin cilësor dhe profesional të ujit në shqipëri dhe rajon, ofron zgjidhje të vlefshme dhe të qëndrueshme  edhe në këtë drejtim.

Impianti TUZ Eco life për trajtimin e ujërave  të ndotur që vijnë pas larjeve të makinave  përbëhet nga një fazë para-trajtimi në të cilën ndarja e lëndëve të ngurta dhe vajrave ndodh nga graviteti (kurthi i rërës dhe heqësi i vajit), nga faza e trajtimit biologjik me biofiltrim të   dhe një fazë përfundimtare e

sedimentimi.

Inovacioni i teknologjisë TUZ Eco life sjell dhe shtimin e një seksioni filtrimi me presion të përbërë nga një filtër kuarciti dhe filtri i karbonit aktiv, behët e mundur që uji i trajtuar të ripërdoret sërisht për fazat e para të larjes.

Ky impiant është i prodhuar  sipas  standartit UNI EN 858-1/2 me markë CE dhe certifikim DOP.

 

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne

TUZ Eco life