25 Feb Impiante pastrimi uji për lavanderitë industriale
Urim Vata – Administrator i Water Boutique
Ndotësit në ujërat e shkarkimit nga lavanderitë.
Në ujërat e ndotura të lavanderive ka një përqendrim të lartë të elementeve kimike për shkak të përdorimit të detergjentëve dhe tretësve me origjinë kimike në procesin e larjes dhe dezinfektimit të rrobave.
Shumë nga këto substanca, në përqendrime më të ulëta, janë të pranishme edhe në ujërat e zeza shtëpiake, të cilat përfaqësojnë vetëm një pjesë minimale, ndërsa në rastin e lavanderisë ndotësit shfaqen të përqendruar ne uje dhe për këtë arsye duhet ti nënshtrohen pastrimit të detyrueshëm.
Në veçanti, në ujërat e shkarkimit nga lavanderitë zakonisht gjenden:
Surfaktantë, të krijuar nga detergjentët kimikë
Lëndë të ngurta , që rrjedhin nga fijet e veshjeve
Ndotës organikë, të cilët e kanë origjinën nga “papastërtitë” e grumbulluara në veshje
Si mund të trajtohet ky ujë?
Zgjidhjet më të përdorura për trajtim janë dy: impiantet e pastrimit biologjik dhe impiantet kimiko-fizike.
Përveç veprimit si filtër dhe mbrojtjes së mjedisit, sistemet e pastrimit në lavanderi shpesh kanë dhe funksion kursimi.
Falë trajtimit te shkarkimeve te ujit, në fakt është e mundur rikuperimi dhe ripërdorimi i tij në procesin e prodhimit, duke ulur gjithashtu në mënyrë drastike koston e lëndës së parë për kompaninë.
Nëse keni nevojë të zgjidhni impiantin më të përshtatshëm të pastrimit për lavanderinë tuaj, na kontaktoni në [email protected].
Water Boutiques – Ku ka ujë jemi ne