Liqeni i Ohrit në Pogradec pasuri botërore

Liqeni i Ohrit në Pogradec pasuri botërore

Liqeni i Ohrit në Pogradec pasuri botërore

 

 

Liqeni i Pogradecit është pjesë trashëgimisë natyrore dhe kulturore,ku  veç statusit të UNESCO-s, gëzon edhe statuse të tjera mbrojtëse nga legjislacioni shqipëtar.

Pogradecarët jetojnë nga liqeni. Dikush peshkon, dikush lëshon shtëpitë me qira, dikush ka lokal, hotel dhe dyqanet kanë më shumë punë nga turistët, por ky liqen që afekton jetën e më shumë se 180 mijë banorëve në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut, kërcënohet edhe nga ujërat e zeza të patrajtuara që derdhen në  të, pasi ka shumë të zhvilluar  turizmin sezonal prandaj banorët dhe bizneset janë fokusuar  te perspektiva turistike e kësaj zone.

Me ndryshimin e sistemit dhe shtimin e ndërtimeve, por edhe me ardhjen e banorëve të rinj në zonat informale, shumë familje dhe biznese i derdhin ujërat e zeza në lumenj apo direkt në liqen.

Dikur, shprehen banorët e vjetër, liqeni ka qenë aq i pastër, sa uji i tij iu shërbente banorëve, jo vetëm për të larë, pastruar, por edhe për konsum.

Edhe Lini, një ndër fshatrat më të njohur, i përfshirë edhe në listën e 100 fshatrave turistikë, e ka ende të pazgjidhur problemin të ujërave të zeza, shumica e të cilave  shkarkohen në liqen.

Rreth 70% e fshatit i derdh ujërat e zeza direkt në liqen, ndërsa pjesa tjetër ka gropa septike, por edhe ato kuptohet që në liqen përfundojnë. , – thonë specialistët.

Ujërat e zeza, që derdhen në liqen, rritin sasinë e masës organike, e cila kthehet në lëndë ushqyese për specie si algat. Ato marrin oksigjenin dhe zhdukin dhjetëra specie të rralla, mikroorganizma, likenet, myku dhe kërpudhat, çka e varfëron liqenin.

Me daljen e Aktit normativ të Këshillit të Ministrave nr. 8, datë 28.12.2023 dhe Udhëzimin e përbashkët i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe i ministrit të Turizmit dhe Mjedisit nr. 1, datë 1.2.2024 “Për miratimin e rregullores teknike mbi standardet për trajtimin e ujërave të ndotura për subjektet që shkarkojnë ujëra të ndotura dhe të patrajtuara pranë ose në ujëra larëse”   si dhe

Rregullores Teknike mbi Standardet për Trajtimin e Ujërave të Ndotur për Subjektet që shkarkojnë Ujëra të Ndotur, pranë ose në Ujërat Larës në mbështetje të këtij akti, date 01.02.2024.

 

Liqeni i Ohrit përfshihet në Aneksin 4 “Lista e Zonave të Ndjeshme”, prandaj është e domosdoshme dhe detyrim ligjor për Bizneset e Zonës që të trajtojne Ujërat e Ndotur, përpara se ato të shkarkohen në liqen ose pranë tij.

Në këtë mënyrë jo vetëm që do të shmangin saksionet e rënda ligjore dhe do të kontribuojnë në mënyrë aktive për një mjedis dhe ekosistem të pastër, por do të rritin cilësinë e shërbimeve duke zhvilluar biznesin e tyre dhe turzimin.

 

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne

TUZ Eco Life