Pini ujë për të ulur indeksin glicemik – Diabeti tipit 2

Pini ujë për të ulur indeksin glicemik – Diabeti tipit 2

Vlerat e larta të sheqerit në gjak janë pothuajse natyrshëm të lidhura me sëmundjen e diabetit, por ato mund të nxjerrin në pah edhe faktorë të tjerë të një natyre thjesht mjekësore. Në fakt bëhet fjalë për një vlerë me shumë sesa përnjë sëmundje, e cila tregon disa nevoja dhe vëmendje përmënyrën e jetesës. Është e rëndësishme nga ky këndvështrim t’i kushtojmë vëmendje zakoneve tona të ushqimit, duke u nisur edhe nga asimilimi i ujit. Pirja e ujit rregullisht duke ndjekur rregulla mjaft të sakta dhe jo të vështira për t’u zbatuar, ju lejon të ulni ndjeshëm indeksin glicemik. Sipas mjekëve dhe dietologëve kjo vlerë ndikohet edhe në bazë të sasisë dhe mënyrës që pini ujë.

Glicemia është një vlerë që tregon sasinë e sheqerit në gjak. Faktorë të ndryshëm si ushqimi dhe çdo formë e veprimit metabolik shkakton ndryshimin e vlerës në fjalë dhe çojnë në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Një organizëm i shëndetshëm ia del mbanë me prodhimin dhe marrjen e insulinës, e cila ka pikërisht funksionin e uljes së vlerës në fjalë. Ata që vuajnë nga hiperglicemia (diabeti 2) kanë  aftësi më të ulët për të prodhuarinsulinë ose ajo është më pak efektive.

Këta njerëz duhet të mbajnë domosdoshmërisht në normë këtë vlerë, e cila mund të çojë në simptoma mjaft invazive, si rraskapitja, neuropatia dhe në vështirësinë e shërimit të plagëve.

Uji luan një rol thelbësor në këtë kuptim si në sasi (pirja e mjaftueshme është thelbësore për të “pastruar” sistemin e gjakut dhe eliminimin e toksinave nga trupi)  por edhe në cilësi. Kjo ndikon në uljen e kësaj vlere përmes hollimit të glukozës të pranishme në gjak, pasi Uji është i përfshirë në shumë procese biologjike, duke përfshirë tretjen, thithjen e lëndëve ushqyese dhe eliminimin e mbetjeve. Kur bëhet fjalë për sheqerin në gjak, uji ndihmon në hollimin e tij në gjakun tuaj, duke e bërë më të lehtë për trupin tuaj ta eliminojë atë përmes urinës.

Është e rëndësishme të pini të paktën 1.5 – 2 litra ujë në ditëpër të stabilizuar nivelet e glukozës në gjak në mënyrë natyrale. Gjithashtu këshillohet fort që të ndani marrjen e ujit në dy pjesë për një efekt më të madh, duke zgjedhur të konsumoni 1 ose 1.5  litër ujë në gjysmën e parë të ditës dhe pjesën e mbetur në gjysmën e dytë, duke konsumuar  1-2 gota ujë përpara se të flini.

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne