Pirja e ujit direkt nga shishet plastike është e rrezikshme

Pirja e ujit direkt nga shishet plastike është e rrezikshme

Hidratimi gjatë verës është një veprim i domosdoshëm për shëndetin, por pirja e ujit nga shishet plastike mund të jetë e rrezikshme. Temperaturat e larta të periudhës së verës imponojnë një nevojë më të madhe për të marrë ujë për të siguruar nivelin e duhur të hidratimit të trupit. Në këtë stinë kërkesa individuale për ujë rritet në mënyrë dramatik edhe për shkak të humbjes së lëngjeve.

Dehidratimi nuk është një gjendje fizike që mund të nënvlerësohet, veçanërisht kur dihet tashmë që është një arsye për dobësi fizike.

Megjithatë, ekziston një faktor rreziku i identifikuar në konsumin e madh të ujit direkt nga shishet plastike. Pasojat e disa sjelljeve mund të jenë të pakëndshme edhe të dëmshme për shëndetin. Kjo është arsyeja pse është thelbësore që të keni një njohuri të thellë të udhëzuesit të përsosur të hidratimit, në mënyrë që të mos bëni gabime dhe të freskoheni pa frikë.

Ndërgjegjësimi për ndikimin mjedisor të prodhimit të vazhdueshëm të plastikës dhe përdorimi i saj i ricikluar në mënyrë joadekuate, po na çojnë drejt një reduktimi progresiv të konsumit. Por zbulimi i fundit në lidhje me shishet plastike nuk ka të bëjë me një shqetësim mjedisor, por më tepër me pasojat në organizmin e njeriut. Një temë edhe më e rëndësishme në verë, kur nevoja për hidratim shumëfishohet, me një probabilitet më të madh të rrezikut.

Sjellja e parë që duhet shmangur është të ripërdorni të njëjtën shishe plastike uji.

Prania e kërpudhave dhe baktereve në këto raste nuk është aspak e rrallë, pasi raportet kërkimore më të fundit, kanë identifikuar koloni të tëra patogjenësh. Ne po fusim në trupin tonë patogjenë të mundshëm, të cilët do të na sëmurin.

Një veprim tjetër potencialisht i dëmshëm është ekspozimi i shisheve plastike në diell. Nxehtësia në fakt e çon plastikën në shpërndarjen e substancave toksike dhe mikroplastike në lëngje, të cilat paraqesin rrezik serioz për shëndetin. Akumulimi i tyre në organizëm duhet të na alarmojë.

Zgjjdhja më e mirë dhe efikase do të ishte përdorimi i termuseve të certifikuar BPA Free dhe të përshtatshëm për ujin, ose i shisheve të qelqit, që në fakt janë jo komode për tu mbajtur me vete.

 

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…..