12 Apr Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore ISO 22000 : 2018 dhe Certifikimi ISO 9001: 2015 Sistem i menaxhimit të cilësisë
Me kënaqësi të madhe ju informojmë se Water Boutique Sh.p.k. ka marrë certifikimin e Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore (FSMS) në përputhje me standardin EN ISO 22000 : 2018 , Sistemit të menaxhimit të cilësisë (QMS). EN ISO 9001: 2015 dhe certifikimin e ISO14001: 2015 dhe ISO 45001:2018 për selinë qëndrore në Tiranë dhe për të gjitha degët e saj.
Një sistem efektiv i menaxhimit të sigurisë ushqimore (FSMS) përforcon kontrollin mbi rreziqet e sigurisë ushqimore dhe siguron që produktet e Water Boutique të jenë të sigurta për konsum.
Certifikimi EN ISO 22000 : 2018 vërteton se kompania Water Boutique ka një sistem të menaxhimit të sigurisë ushqimore duke demonstruar se mund të kontrollojë rreziqet e sigurisë ushqimore sipas standardit. Cerifikata EN ISO 22000 : 2018 mbulon organizatat në të gjithë zinxhirin ushqimor, nga ferma në tryezë.
Certifikimi ISO 9001: 2015 është standardi ndërkombëtar që specifikon kërkesat për një sistem të menaxhimit të cilësisë (QMS). Me këtë certifikim Water Boutique demonstron aftësinë për të ofruar vazhdimisht produkte dhe shërbime që plotësojnë kërkesat e klientëve me nivelin më të lartë si dhe nivelet e performancës të saj sipas standardeve të paracaktuara ndërkombëtare.
Certikifimi i integruar i këtyre stadarteve nga Water Boutique vërteton besueshmërinë dhe përgjegjesinë kompanisë në shërbimin e saj ndaj klienteve dhe komunitetit. Këto arritje përfaqësojnë pikënisjen për mbritjen në nivelet më të larta të performances sipas standardeve ndërkombëtare.
Certitikimi ISO 14001:2015 vërteton se Water Boutique menaxhojnë në mënyrë sistematike aspektet specifike mjedisore të të gjithë aktiviteteve, me qëllim të promovimit të mbrojtjes së mjedisit dhe ndikimit mjedisor.
Standardi ISO 45001: 2018 “Sistemet e menaxhimit për shëndetin dhe sigurinë në punë , është standardi i parë ndërkombëtar që përcakton standardet minimale të praktikës së mirë për mbrojtjen e punëtorëve në mbarë botën.