Të rejat e direktivës së Bashkimit Evropian për ujin e pijshëm

Të rejat e direktivës së Bashkimit Evropian për ujin e pijshëm

Urim Vata – Administrator i Water Boutique

Në Evropë, blerja e ujit në shishe është një zakon i konsoliduar që korrespondon me një konsum mesatar prej 106 litrash për person çdo vit.

Sipas një kërkimi ndërkombëtar, 59% e qytetarëve të intervistuar preferojnë ujin e ambalazhuar, kjo një përqindje e konsiderueshme, pavarësisht se me koston e një litri ujë në shishe do të ishte e mundur të sigurohej gati 700 litra ujë rubineti shumë cilësor.

Uji i cili rrjedh nga çezmat evropiane  rregullohet rreptësisht nga legjislacioni i Komunitetit dhe garanton standardet e larta të shëndetit dhe sigurisë. Një Direktivë e re këtë vit, më shumë se 20 vjet pas prezantimit të të mëparshmes, u përditësua zyrtarisht me një qasje shumë inovative duke u nisur nga tre objektivat e saj parësorë: përmirësimi i mëtejshëm i cilësisë së ujit për të garantuar shëndetin e qytetarëve, nxitja e konsumit e uji të rubinetit për të reduktuar mbetjet plastike dhe për të promovuar aksesin në ujë të pijshëm.

Por çfarë do të ndryshojë për qytetarët europianë me Direktivën e re të BE-së 2020/2184 për ujin e pijshëm?

Ndër aspektet më inovative të Direktivës së re janë ndryshimet në vlerat kufitare të parametrave të cilësisë së ujit të pijshëm dhe futja e substancave të reja të pagjurmueshme më parë, si Pfas, ndërprerësit endokrinë dhe mikroplastikës, të njohur si ndotës në zhvillim.

Direktiva e re parashikon gjithashtu një qasje të bazuar në rrezik për monitorimin e ujit në të gjithë zinxhirin e furnizimit me ujë, duke përfshirë pjesën e brendshme që nuk ishte menduar më parë, duke vendosur kufij në veçanti për legjionelën, plumbin etj.

Një ndryshim i vërtetë cilësor, po të kemi parasysh se kriteret e mbrojtjes të ujit që datojnë më shumë se njëzet vjet më pare dhe bazoheshin në kontrollin e një grupi shumë të kufizuar parametrash.

Direktiva e BE-së 2020/2184” përfaqëson një pikë kthese vendimtare dhe paraqet risi thelbësore  duke filluar me futjen e parametrave të rinj të lidhur me të ashtuquajturit ‘ndotës në zhvillim’, për të cilët ka një vëmendje në rritje në lidhje me efektet tek shëndeti i njerëzve, komentojnë ekspertët në higjienën, rregulloret dhe teknologjitë për trajtimin e ujit.

Përdorimi i ujit të pijshëm  kontribuon në reduktimin e ndotjes plastike që përfaqëson një nga ndërhyrjet më urgjente të nevojshme për mbrojtjen e mjedisit.

Direktiva inkurajon shtetet të promovojnë përdorimin e ujit të rubinetit më shumë se ujin e ambalazhuar. Sipas vlerësimeve të BE-së, përmirësimi i aksesit në ujë të pijshëm cilësor do të bëjë të mundur uljen e konsumit të ujit në shishet plastike me 17%. Një kontribut i rëndësishëm për mjedisin falë reduktimit të mbetjeve plastike dhe emetimeve të gazeve serrë për një ndikim pozitiv në zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe mjedisin në tërësi.

Kësaj i shtohet edhe një avantazh për xhepat e qytetarëve. Sipas të dhënave të Komisionit të BE-së, në fakt, një konsum më i ulët i ujit në shishe do t’i kursejë familjeve evropiane deri në 600 milionë euro gjatë një viti.

Gjithashtu Direktiva parashikon një sërë veprimesh që synojnë përmirësimin e aksesit të të gjithë qytetarëve në ujë të pijshëm cilësor, për të mbrojtur kategoritë më të dobëta, duke promovuar përdorimin e ujit të çezmës. Për shembull, Direktiva këshillon instalimin e dispenserve të ujit jashtë dhe brenda hapësirave të ndërtesave publike dhe inkurajon restorantet, mensat dhe shërbimet e hotelierisë që ta vënë ujin e pijshëm në dispozicion të klientëve të tyre pa pagesë ose me çmime modeste.

Në këtë kontekst, sistemet e filtrimit të ujit për t’u lidhur me rrjetin e ujit të brendshëm përdoren gjithnjë e më shumë si mjete parandaluese të afta për të garantuar sigurinë maksimale të ujit të rubinetit. Këto sisteme janë gjithashtu në gjendje të eliminojnë shijen e klorit, i cili ndikon negativisht . Ato gjithashtu ju lejojnë të prodhoni menjëherë ujë të gazuar që mund të rregullohet sipas shijeve tuaja dhe në temperatura të ndryshme, për një nxitje të mëtejshme dhe për të eliminuar përfundimisht shishet plastike.