TIRANË 22 MARS 2024 – QENDRA MISONARET E NËNË TEREZËS (MISSIONARIES OF CHARITY)

Themeluesit e Shoqërisë Water Boutique Shpk, Znj.Xheni dhe Z.Urim Vata, i dhuruan sot ”Qëndrës së Motrave te Nënë Terezës” sistemin  e filtrit për  ujin e pijshëm.

Ky filtër uji i vendosur në kuzhinën e qendrës, plotëson nevojat e tyre për ujin e pijshëm dhe për të gatuar, gjë për të cilën motrat shpenzonin shumë si nga ana monetare ashtu edhe në kohë për transportin e tij.

Premtimi i dhënë nga Znj. Xheni Vata rreth një muaj më pare, gjatë vizites së parë informuese, u bë realitet sot në Ditën Botërore të Ujit.

Ajo që ne bëjmë është vetëm një pikë në oqean, por nëse nuk do ta bënim, oqeani do të kishte një pikë më pak.”

Nënë Tereza