09 May Tubat plastikë dhe uji i pijshëm
Studimet shkencore tregojnë se Pex dhe polipropileni dëmtojnë shëndetin
Analizat e ujit që vinte nga tubat plastikë evidentojnë substanca potencialisht të rrezikshme per shëndetin e njerëzve, veçanërisht kur tubat janë ende të rinj. Bëhet fjalë për silanet, substanca shumë të rrezikshme, si dhe për komponimet e tjera që lidhen me klorin e përdorur për dezinfektim normal.
Qëllimi i studimit ishte të hulumtonte migrimin e disa përbërjeve organike të avullueshme nga tubat PEX të prodhuar me metoda të ndryshme, në ujin që pimë çdo ditë.
Këto janë dy nga substancat potencialisht të rrezikshme për shëndetin, të cilat janë gjetur në ujë:
2,4-di-tert-butil fenol;
metil tert-butil eter (MTBE)
Janë analizuar 11 marka tubash plastikë të disponueshëm në treg, duke përfshirë gypat e polipropilenit (PP) dhe të polietilenit të ndërlidhur (PEX).
Tuba PEX e kalonin limitin e vendosur ditor të COA (Karbon Organik i Asimilueshëm): njësi matëse në përpjesëtim të drejtë me sasinë e biofilmit të depozituar në tuba (Biofilmi është ajo lëndë organike përgjegjëse për rritjen e baktereve).
Gjithashtu e gjendën edhe komponime organike të avullueshme dhe gjysmë të paqëndrueshme. Disa substanca shumë të rrezikshme, MTBE dhe ETBE.
Substancat kimike të dëmshme që gjenden në ujin e transportuar brenda tubave plastikë | ||
Substanca kimike | Lloji | Dëmi në shëndet |
Etil tert-butil-eter (ETBE) | Komponim kimik i lidhur me procesin e ndërlidhjes PEX | Ekspozimi i tepërt shkakton kollitje, gulçim, marramendje, depresion. Mund të jetë irrituese për sytë dhe lëkurën. |
Cikloheksani | Tretës | Irritim i syve, pavetëdije, dëmtim nervor, dhimbje koke, dridhje, konvulsione. |
Tolueni | Tretës | Ndikon në sistemin nervor qendror, sytë, lëkurën, sistemin e frymëmarrjes, mëlçinë, veshkat. Përqendrimi niveleve të larta të toluenit gjatë shtatzënisë rezulton në lindjen e fëmijëve me prapambetje mendore dhe probleme të rritjes. Ekspozimi ndaj toluenit shoqërohet me abort. |
p-ksileno-ksilen | Tretës | Dhimbje koke, nervozizëm, depresion,pagjumësi, axhitim, lodhje ekstreme, dridhje, vështirësi në përqendrim dhe dëmtim të kujtesës afatshkurtër. |
Piridina | Tretës | Ndikon në mëlçi, nga efektet neurologjike, dëmtimi i veshkave dhe acarimi i lëkurës dhe syve. |
1,1,1,2-Tetrakloroetani | Tretës | përgjumje, marramendje, nauze dhe të vjella, dëmtim i mëlçisë, kancerogjen |
Metil trikloroacetat | Reagent | Irritim i lëkurës dhe syve, pavetëdije, shqetësime vizuale. |
2,4-Di-tert-butilfenol | Antioksidant | acarim serioz të syve, acarim të lëkurës., shumë toksik për organizmat ujorë,.Shkaktojë dëmtim të veshkave. |
7,9-Di-tert-butil-1-oksaspiro-(4,5)-deka-6,9-dien-2,8-dion | Antioksidant | Trupi i njeriut mund ta ngatërrojë atë me një estrogjen: në këtë mënyrë ai mund të kontribuojë në formimin e disa llojeve të kancerit. |
Butil-2-metoksietil-ftalat | Agjent plastikues | Ftalat:Një përçarës endokrin që ul prodhimin e testosteronit në testikujt e fetusit. Redukton shprehjen e gjeneve steroidogjene, duke ulur shprehjen e mRNA.Infertilet. |
Androst-5,16-diene-3.beta-ol | Hormon steroid | Ndikon në humorin e njerëzve. |
Ref. “Journal of Water and Health” Long-term study of migration of volatile organic compounds from cross-linked polyethylene (PEX) pipes and effects on drinking water quality”.
Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…