Viruset dhe Ujërat e Zeza

Ҫështja e viruseve që gjenden dhe transportohen brenda ujërave të zeza është një temë e mprehtë dhe pak e njohur, e cila meriton një vëmendje të vecantë.

Historikisht, është mirë të kujtojmë se infeksione të rënda apo patologji të tilla si murtaja kanë shkatërruar popullsinë botërore, duke ndikuar shumë në jetën e përditshme të njerëzve.

Pikërisht trajtimi i ujërave te zeza dhe kanalizimet u gjetën si zgjidhje për të frenuar përhapjen e epidemive, dhe duke kontribuar kështu në rritjen e nivelit të shëndetit të njerëzve dhe rrjedhimisht të mjedisit.

Studimet nga shumë universitete ndërkombëtare dhe OBSH  tregojnë sesi ujërat e zeza të papërpunuara  dhe papastruara përfaqësojnë një “transportues efikas” për bakteret dhe patogjenët, të cilet janë të gjithë potencialisht të dëmshëm  dhe  të rrezikshëm për shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe mjedisit.

Kjo çështje paraqet  një problem potencial shumë të rrezikshëm nëse nuk ndërmerren hapat e duhur dhe ndërhyrjet adekuate nga autoritetet dhe subjektet  private që shkarkojnë këto ujëra në mjedis të patrajtuara sipas standarteve me të mira  bashkëkohore dhe legjislacionit në fuqi.

Përhapja e këtyre agjentëve përgjatë rrugës që marrin ujërat e zeza fillon direkt nga kullimi i ndërtesat, ku viruset e ekskretuara nga personi i infektuar me feçe, urinë, të vjella, pështymë ose sekrecione respiratore hyjnë në sistemin e kanalizimit.

Problemi qëndron kur këto ujëra të ndotur, në vend që të derdhen në kanalizimet publike ose impiantet e trajtimit, derdhent drejtpërdrejt në mjedis si p.sh në tokë, duke përfshirë kopshti dhe ku bie në kontakt me ujërat nëntokësore. të ujit të pijshëm, ose në det, përgjatë rrjedhës së lumenjve dhe liqeneve, duke ndotur ujërat dhe shkatëruar ekosistemin.

Rëndësia trajtimit dhe pastrimit të saktë të këtyre ujerave të ndotur luan një rol themelor, pasi një trajtim fizik/kimik/biologjik i duhur me ekspertizën e subjekteve të specializuara, bën që veprimi i agjentëve ose viruseve të tillë të frenohet dhe çaktivizohet plotësisht, duke e shndërruar ujin e kontaminuar në ujë të shëndetshëm.

Ekzistojnë kryesisht 2 lloje të patogjenëve që gjenden në ujërat e zeza:

1-Viruset enterike: këto janë viruset që transmetohen dhe transportohen përmes ujit te kontaminuar dhe janë përgjegjës për sëmundjet e zorrëve, duke përfshirë rotavirusin, norovirusin, adenovirusin enterik dhe astrovirusin.

2-Viruset jo enterike: këto janë viruse s përgjegjës për sëmundjet e frymëmarrjes, siç është covid-19. Dhe përhapen nëpërmjet feçeve dhe urinës, çka tregon se sa e lehtë është për ta të marrin pjesë në ciklin e ujërave të zeza.

Water Boutique dhe TUZ – Tratimi i Ujerave të Zeza ofrojnë të gjithë ekspertizën e nevojshme për projektimin dhe instalimin e impianteve të certifikuara nga BE për trajtimin e ujërave të zeza, të aftë për të shkatërruar të gjitha viruset dhe  për të mbrojtur  shëndetin e njerëzve dhe mjedisin. Impiantet tona instalohen në përputhje të plotë me Aktin normativ të Këshillit të Ministrave nr. 8, datë 28.12.2023 dhe Udhëzimin e përbashkët i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe i ministrit të Turizmit dhe Mjedisit nr. 1, datë 1.2.2024 “Për miratimin e rregullores teknike mbi standardet për trajtimin e ujërave të ndotura për subjektet që shkarkojnë ujëra të ndotura dhe të patrajtuara pranë ose në ujëra larëse”.

.