
15 Nov 11 -12-13 Nëntor 2025 Konferenca “Menaxhimi i qëndrueshëm i ujit përballë ndryshimeve klimatike”
Water Boutique mori pjesë në Konferencën dhe Ekspozitën e 13-të të Përbashkët Ballkanike të organizuar nga Shoqata Shqiptare e Ujësjellës Kanalizimeve (SHUKALB) dhe Shoqata e Ujësjellës Kanalizimeve të Kosovës (SHUKOS), e zhvilluar më 11–13 nëntor 2025 në Grand Blue Fafa Resort, Durrës.
Pjesëmarrja jonë në këtë aktivitet të rëndësishëm rajonal na mundësoi të prezantojmë zgjidhjet tona të avancuara për trajtimin e ujit dhe ujërave të ndotura, si dhe të shkëmbejmë eksperienca me përfaqësues të industrisë, institucione publike dhe kompani ndërkombëtare. Një fokus i veçantë iu kushtua departamentit TUZ – Trajtimi i Ujërave të Zeza, pjesë integrale e Water Boutique, i cili është specializuar në ofrimin e sistemeve të certifikuara sipas standardeve europiane dhe në zhvillimin e projekteve bashkëkohore për trajtimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të ujërave të ndotura për shtëpi, biznese dhe struktura turistike.
Eventi, me temën “Menaxhimi i qëndrueshëm i ujit përballë ndryshimeve klimatike”, theksoi domosdoshmërinë e modernizimit të infrastrukturës, rritjes së efikasitetit operativ dhe përafrimit me direktivat e BE-së, fusha ku Water Boutique dhe TUZ mbeten të përkushtuar përmes aplikimit të teknologjive të certifikuara dhe standardeve bashkëkohore.
Pjesëmarrja jonë forcoi më tej pozicionimin e kompanisë si një partner serioz dhe inovativ në sektorin e ujit, duke kontribuar në dialogun profesional dhe zhvillimin e bashkëpunimeve strategjike për projektet e ardhshme në Shqipëri dhe rajon.
Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne….
