21 May Vrapo dhe Dhuro
Në Ditën Botërore të Ujit, Water Boutique dhe partneri i saj zyrtar BWT – Best Water Technology, prezantuan në Shqipëri sfidën “RUN For You and Planet Blue”. Kjo nismë ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për vështirësitë me të cilat përballen shumë njerëz në botë për të pasur akses në ujë të pijshëm të pastër.
Duke vazhduar traditën, maratona e përvitshme u organizua te Diga e Liqenit Artificial në Tiranë. Sfidës së lançuar nga Water Boutique iu përgjigjën me entuziazëm dhjetëra garues nga të gjitha grupmoshat, përfshirë nxënës shkollash, studentë dhe sportistë, të cilët vrapuan rreth 6 km përreth kodrave të liqenit artificial.
Interesi i madh për të qenë pjesëmarrës në këtë sfidë u tregua nga fakti që kuotat e regjistrimit u plotësuan që në ditët e para të lançimit. Kjo na bën të besojmë më shumë se ndryshimi fillon brenda nesh dhe asnjë kontribut nuk është shumë i vogël. Përmes bashkëpunimit dhe përkushtimit, njerëzit mund të arrijnë gjëra të mahnitshme.
“RUN For You and Planet Blue” është më shumë se një maratonë; është një thirrje për veprim dhe një shanc për të bërë një ndryshim real në jetët e atyre që kanë më shumë nevojë. Kjo nismë vjen si një kujtesë se çdo hap që hedhim mund të kontribuojë në një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për planetin tone, duke rritur ndërgjegjesimit për uljet e ndotjes nga plastika sepse nje filter uji shmang përdorimin e 13 mijëbidonave plastikë.
Për çdo pjesëmarrës, BWT dhuron 6 euro për b.waterMISSION në mënyrë që më shumë njerëz të kenë akses në eliksirin e jetës, brenda 150 metrave nga shtëpitë e tyre.
Water Boutique dhe BWT janë të përkushtuar për të sjellë ndryshim në komunitetet që shërbejnë, duke siguruar ujë të pastër dhe të pijshëm për të gjithë. Slogani ynë, “Ku ka ujë jemi ne“, reflekton misionin tonë për të qenë gjithmonë në shërbim të njerëzve dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës përmes teknologjisë dhe inovacionit.
Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne