22 Mars 2023 Dita Ndërkombëtare e Ujit

Water Boutique vazhdon traditën duke u zhvendosur me stendën e saj tek Diga e Liqenit Artificial duke ofruar informacion për sensibilizimi i institucioneve dhe opinionit publik mbi rëndësinë e ujit, vlerat e tij për shëndetin, reduktimit e ndotjes  dhe adoptimit të sjelljeve që synojnë të luftojnë këtë fenomen.

Në kuadër të këtij ndërgjegjësimi Water Boutique organizoi maratonën e parë në Shqipëri me sloganin e partenerit tone BWT – Best Water Technology, Change the World Sip by sip. Garuesit ishin nga të gjithë grupmoshat, nxënës shkollash, studentë, sportistë dhe nga profesione të ndryshme.

Në fund të garës u organizua ceremonia ku Z. Urim Vata, administrator i kompanisë, ndau Certifikatat për tre garuesit që mbritën të parët dhe njëkohesisht shpërblimin monetar, 300 euro vendi i parë, 200 euro vendi i dytë dhe 100 euro vendi i tretë.