21 May 5 – 6 Maj 2023 Salzburg – Austri
Me ftesë të Z. Andreas Weißenbacher, një nga themeluesit dhe aktualisht CEO i BWT – Best Water Technology, Admistratori i kompanisë Water Boutique, Z. Urim Vata dhe Drejtoresha Ekzekutive Znj. Xheni Vata, morën pjesë në eventin festues të 33 vjetorit të Grupi BWT në Salzburg, Austri. Zhvillimi dinamik që nga themelimi i BWT, konfirmon se vizioni i saj për të qënë grupi lider ndërkombëtar i teknologjisë së ujit është ndjekur vazhdimisht dhe bashkëpunimet i këtij grupi me partnerët lokal,sikurse është dhe kompania Water Boutique, rezultojnë modele suksesi.
Kompania Water Boutique e cila është përfaqesuese zyrtare dhe distributor i Grupit BWT në shqipëri prej 5 vitesh, u rendit në 10-shen e parë mes qindra partnerëve për rritjen e numrit të shitjeve dhe shërbimin ndaj klientelës. Vizioni dhe Integriteti i kompanisë Water Boutique është vlerë e shtuar në përfaqesimin e gjigandit BWT Grup në tregun shqipëtar dhe më gjerë.