Çfarë ndodh me mikroplastikën në trup?

Studimet tregojnë se pasi të përthithen, mikroplastika grumbullohet në mëlçi, veshka dhe zorrë me aftësinë për të shkaktuar stres oksidativ, probleme metabolike, procese inflamatore, si dhe dëmtime në sistemin imunitar dhe neurologjik.

Në vlerësimin e efekteve negative të mikroplastikës, është e nevojshme të merret parasysh prania e kimikateve të pranishme në to ose të ngjitura në sipërfaqen e tyre, lëshimi i të cilave në trup përfaqëson një rrezik potencial për shëndetin dhe të çdo organizmi patogjen.

Studiuesi A. Dick Vethaak, i cili hulumton për lidhjen midis ekspozimit ndaj mikroplastikës dhe rrezikut të kancerit, shprehet se: ” Është e arsyeshme të shqetësohemi – Grimcat janë aty në gjak dhe barten në të gjithë trupin. Ne gjithashtu e dimë se në përgjithësi foshnjat dhe fëmijët e vegjël janë më të prekshëm ndaj ekspozimit ndaj kimikateve dhe grimcave. Kjo më shqetëson shumë”.

Propozimi i Komisionit Evropian për të kufizuar përdorimin e mikroplastikës

Komisioni Evropian i ka kërkuar Agjencisë Evropiane të Kimikateve (ECHA) të vlerësojë të dhënat e disponueshme, në mënyrë që të paraqesë një propozim për të kufizuar përdorimin e mikroplastikës.

Produktet e markava që Water Boutique përfaqëson në tregun shqiptar, janë të Certifikuara BPA FREE nga Entet Akredituara të Bashkimit Europian.

Shmangia e shisheve të ujit një përdorimshe dhe Filtrimi i ujit të pijshëm të rrejtit me këto sisteme, ashtu sikurse edhe per elementet e tjere të dëmshëm që gjenden në ujë, ju garanton eleminimin në masën 99.9% e rrezikut ndaj ekspozimit kronik ndaj microplastikës.

Për më shumë informacion – [email protected]

 

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne