07 Feb Uji me Pesticide ? Çfarë i ndodh trupit tonë
Urim Vata – Administrator i Water Boutique
Ndonjëherë ne mund te pimë nje ujë që na dëmton, edhe pse është shumë e vështirë për ta kuptuar këtë. Uji i shëndetshëm nuk duhet të përmbajë substanca dhe komponentë të tjerë kimikë që të na dëmtojnë shëndetin.
Komision Europian dhe Agjencia Europiane e Mjedisit, në raportin vjetor përmbledhës mbi cilësinë e ujërave, shprehen se janë gjetur 183 lloje të ndryshme pesticidesh në ujërat e ëmbla.
Kryesisht ato janë pesticide dhe në veçanti herbicide.
Prania e tyre në ujë vjen si pasojë nga ndotja e tokes, e cila më pas, nga reshjet, precipiton në ujëra nëntokësorë, ujëra sipërfaqësore dhe në burimet e ujit. Për më tepër, i njëjti autoritet ngre shqetësimin për përdorimin e ujit të ambalazhuar që konsumohet për të pirë. Përvec ndotjes nga mikroplastika, autoriteti thekson mungesën e kontrolleve rigoroze për praninë e pesticideve në ujin e ambalazhuar.
Pesticidet që gjenden në ujin e pijshëm mund të sjellin probleme serioze në shëndetin tonë. Ato mund të shkaktojnë dëmtime në sistemin nervor qëndror, por edhe në sistemin endokrin. Pirja e ujit me pesticide mund të çojë deri në probleme të sistemit riprodhues.