20 Jan Trajtimi Ujërave të Zeza
Trajtimi i mbetjeve dhe trajtimi i ujërave të zeza tashmë është një proces i domosdosëshëm. Rritja e ndjeshme e konsumit të ujit, sjell për rrjedhojë rritjen e sasive të ujërave të zeza që vijnë nga ndërtimet civile dhe industriale. Kjo situate jo vetëm që rrit ndotjen e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore duke narrezikuar shëndetin dhe cënuar cilësinë e jetës, por e bën tëpamundur menaxhimin e tyre në të ardhmen.
Çdo impiant pastrimi i ujërave të zeza ndërtohet bazuar në numrin e popullsisë të lidhur me rrjetin e kanalizimeve. Procesiështë shumë kompleks dhe ai varet nga lloji i përdoruesve për të cilët kryhet shërbimi i filtrimit dhe pastrimit te ujërave.
Trajtimi i ujërave të zeza do të thotë reduktim sa më i madh i ngarkesës ndotëse të tyre, në mënyrë që kur të shkarkohen, ato të jenë të padëmshme për mjedisin dhe ujërat e tjerë.
Akti normativ i Këshillit të Ministrave nr. 8, datë 28.12.2023 “Për marrjen e masave urgjente, për mbrojtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës, për trajtimin e ujërave të ndotura që shkarkohen pranë ose në ujëra larëse”, i detyron Subjektet që kryejnë veprimtari ekonomike në zonat bregdetare dhe bregun e liqeneve e të lumenjve, brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ, duhet të plotësojnë standardet për trajtimin e ujërave të ndotura, sipas këtij akti normativ.
Inxhinieria mjedisore dhe kimike drejton dhe orienton procesin e trajtimit të ujërave të zeza që derdhen në lumenj ose në det dhe që janë të kontaminuara nga ndotës organikë dhe/ose inorganik.
Ujërat e zeza që dalin pas ketij trajtimi cilësohen të pastra, pa ndotës, dhe për këtë arsye mund të kthehen në rrjedhën e ujit sipërfaqësor.
Prandaj, një zgjidhje e plotë dhe përfundimtare e ketij problemi duhet marrë në konsideratë në funskion të: Mbrojtjes së Mjedisit – Mbrojten e Shëndetit – Rritjen e Cilësisë të Jetës.
Water Boutique shpk ofron asistencën profesionale te licensuar dhe linjat përkatëse të certifikuara per trajtimin e ujërave të zeza dhe mbetjeve industriale .
Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne