
07 Mar 4 Mars 2025
Gjimnazin “Besnik Sykja” Tiranë
Me ftesë të Koordinatores për Këshillimin e Karrierës në Gjimnazin “Besnik Sykja” Tiranë, Shoqëria Water Boutique Shpk organizoi një sesion informues me nxënësit e vitit të 10 -të.
Në workshop-in e mbajtur në ambientet e gjimnazit, morën pjesë 32 nxënës që përfaqësonin 8 klasa të këtij viti mesimor .
Pasi shprehu kënaqesinë e rikthimit në këto auditore pas 18 vitesh, Drejtoresha Ekzekutive e Water Boutique Shpk, Znj. Xheni Vata, prezantoi shembullin e saj personal duke referuar kështu edhe strategjinë dhe mundësitë konkrete që ofron shoqëria Water Boutique Shpk për rekrutimin e stafit, nxitjen dhe zhvillimin e karierës.
Znj. Vata theksoi se arsimi nuk është thjesht një mjet për marrjen e njohurive, por një proces për zhvillimin personal dhe profesional të gjithësecilit.
Nxitja dhe eksplorimi i të mësuarit e vazhdueshëm u siguron individëve aftësitë dhe fleksibilitetin e nevojshëm për të përballuar sfidat në një botë që ndryshon vazhdimisht.
Për ta bërë eksperiencën sa më interaktive, u realizuan lojëra dhe aktivitete që i ndihmuan nxënësit të shihnin nga afër sfidat dhe mundësitë e rrugëtimit drejt sipërmarrjes.
U diskutua mbi rëndësinë e pasionit, këmbënguljes dhe inovacionit, duke i frymëzuar ata të ëndërrojnë dhe të veprojnë me guxim.
Duke përmirësuar konceptin e rritjes personale dhe atë të angazhimit aktiv, formësohen dhe kultivohen talente, të cilat hapin dyert për mundësi të paimagjinueshme!
Water Boutique – Ku ka uje jemi ne…