
15 May 10 Maj 2025
Best Water Run
Vrapimi për një kauzë ndihmon në rritjen e ndërgjegjësimit për çështje të rëndësishme. Maratonat janë evente që tërheqin shumë vëmendje, prandaj dhe Water Boutique tashmë e ka kthyer në traditë organizimin dhe zhvillimin e maratonës që zhvillohet cdo vit për Ditën Botërore të Ujit!
Për vitin 2025, në bashkëpunim me partnerin e saj zyrtar BWT – Best Water Technology, Water Boutique prezantoi në Shqipëri sfidën “Best Water Run”.
Pjesëmarrja në maratonën tone është kthyer edhe në një trend që po përqafohet nga të gjitha grupmoshat, të cilët vrapuan sëbashku rreth kurorës së gjelbër të liqenit artificial për 6 km.
Misionit tonë për të rritur ndërgjegjësimin rreth vështirësive me të cilat përballen shumë njerëz në të gjithë botën për të pasur akses në ujë të pijshëm të pastër, ju bashkuan edhe qytetarë të shumtë të pranishëm gjatë intinerarit të vrapimit, të cilët duartrokisnin dhe nxitnin pjemarrësit e maratonës.
Si lider në Shqipëri dhe rajon në fushën e filtrimit dhe trajtimit të ujit, Ne jemi krenarë që i bashkohemi një iniciative kaq efektive për të mbështetur kauzën e rëndësishme “ Vrapimi për një botë ku të gjithë të kenë qasje në ujë të pastër”!
Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne……