Si të zgjidhni një filtër të sigurt për ujin

1. Kërkoni certifikata zyrtare

Zgjidhni vetëm produkte të pajisura me certifikata nga ente të akredituara ndërkombëtare (p.sh. ISO, NSF, CE). Këto dokumente janë garancia e vetme që produkti është testuar për sigurinë dhe efikasitetin.

2. Verifikoni origjinën dhe dokumentacionin teknik

Mos u mjaftoni me fjalë, kërkoni dokumentacion teknik, deklaratë përbërjeje, vendin e prodhimit dhe rezultatet e testimeve laboratorike.

3. Zgjidhni kompani me staf teknikisht të trajnuar

Një kompani serioze ka personel të specializuar që mund t’ju shpjegojë me detaje sesi funksionon filtri dhe nëse është i përshtatshëm për ujin e ambientit tuaj.

4. Kujdes me marketingun emocional

Mos u mashtroni nga videot apo dëshmitë pa fakte. Kërkoni prova konkrete të cilësisë, jo vetëm opinione të përgjithshme.

5. Kërkoni garanci dhe shërbim pas shitjes

Produktet e besueshme mbështeten me garanci reale, mirëmbajtje teknike dhe akses të lehtë në pjesë këmbimi ose këshillim profesional.

Mos lejoni që shëndeti juaj të bjerë pre e reklamave boshe dhe shitësve të painformuar. Një filtër duhet t’ju mbrojë, jo të rrezikojë më tej ujin që konsumoni.

Rreziku i çmimeve të fryra dhe mashtrimit ekonomik

Një tjetër rrezik serioz është shitja e filtrave pacertifikuar me çmime të larta, pa asnjë garanci për sigurinë ose cilësinë e ujit të filtruar. Në shumë raste, konsumatorët paguajnë qindra euro për produkte pa vlerë teknike të provuar.

Kjo përbën një formë të qartë mashtrimi ekonomik, që në rrethana të caktuara mund të klasifikohen edhe si vepër penale, veçanërisht kur:

– Fshihet origjina e filtrit

– Shtrembërohet efikasiteti i pajisjes

– Paraqiten si të certifikuara produkte që nuk janë të tilla

Mos paguani për marketing, paguani për siguri të vërtetë.

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne

Bluefilter – Only the best, is good enough