Water Boutique Shpk në Tirana Food Fest 2025

Water Boutique Shpk në Tirana Food Fest 2025 Një tjetër pjesëmarrje e suksesshme!

 Nga data 10 deri më 12 tetor 2025, Water Boutique Shpk mori pjesë në panairin “Tirana Food Fest”, organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në Sheshin “Skënderbej”.

Ky panair, i cili tashmë është një nga ngjarjet më të rëndësishme në vend për sektorin bujqësor, blegtoral dhe agroushqimor, mblodhi dhjetëra kompani, prodhues e distributorë nga Shqipëria dhe rajoni.

Pjesëmarrja e Water Boutique Shpk në këtë event është tashmë një traditë që vazhdon prej vitesh, duke reflektuar përkushtimin tonë ndaj cilësisë, inovacionit dhe shërbimit ndaj klientit.

Gjatë tre ditëve të panairit, vizitorët patën mundësinë të njihen më nga afër me produktet tona për filtrimin dhe trajtimin e ujërave si dhe të provojnë shijen unike të ujit të pastër nga brandi ndërkombëtar  Water Boutique.

Falënderojmë të gjithë vizitorët, partnerët dhe organizatorët që e bënë këtë event një përvojë të frytshme dhe inspiruese.

Me energji të re dhe ide të freskëta, ne vazhdojmë traditën e përsosmërisë!

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne