Water Boutique Shpk në Maratonën Tirana 2025

Në edicionin e nëntë të Maratonës së Tiranës, ngjarjes më të madhe sportive të kryeqytetit, Water Boutique Shpk mori pjesë me një përfaqësim të jashtëzakonshëm prej 15 anëtarësh të stafit, bashkë me drejtuesit Urim dhe Xheni Vata.

Kjo pjesëmarrje e gjerë nuk ishte thjesht një garë, por një dëshmi e frymës së bashkëpunimit, energjisë pozitive dhe përkushtimit që karakterizon ekipin e Water Boutique Shpk.

Nën moton e qëndrueshmërisë, vitalitetit dhe kujdesit për mirëqenien, ekipi tregoi se forca më e madhe qëndron tek uniteti dhe pasioni për të ecur përpara  në sport, në punë dhe në çdo sfidë të përditshme.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet madhështor përkoi gjithashtu me vitin kur Tirana mban titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”, duke e bërë përvojën edhe më domethënëse për të gjithë pjesëmarrësit.

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne….