
14 Nov Filtrimi i ujit në epokën moderne
Pse standardet e zakonshme nuk mjaftojnë më
Në një kohë kur cilësia e ujit është bërë një shqetësim global dhe një sfidë kritike për shëndetin publik , filtrimi dhe trajtimi profesional i ujit nuk është më luks, por domosdoshmëri.
Në tregun shqiptar dhe rajonal, janë shtuar ndjeshëm produktet e ndryshme për pastrimin e ujit, por shumë prej tyre nuk ofrojnë as siguri, as standarde të certifikuara. Pikërisht këtu qëndron ndryshimi mes Water Boutique dhe çdo ofertuesi tjetër në treg.
Shumë individë jo-profesionistë apo tregtarë që abuzojnë me çmimet dhe shëndetin e konsumatorëve, tregtojnë produkte të pacertifikuara, pa garanci dhe pa testime laboratorike dhe vetem mbi bazën e një marketing abuzuaes emocional.
Këta produkte “standard” krijojnë konfuzion në treg, duke rrezikuar shëndetin e njerëzve që besojnë se po blejnë një sistem të sigurt filtrimi. Në realitet, shumica prej tyre nuk plotësojnë as standardet më bazike si BPA FREE, Low Carbon Footprint apo High Tech Purification. Edhe pse çmimet e tyre janë të larta, njësoj si filtrat e certifikuar, ata mashtrojnë konsumatorin duke i shitur produkte pa origjinë të qartë dhe pa asnjë provë cilësie.
Water Boutique është e vetmja kompani tregtuese e filtrave që disponon laborator të akredituar për analiza uji dhe e vetmja kompani në Shqipëri që zotëron licencë për ndërhyrje higjeno-sanitare. Kjo do të thotë që çdo produkt, çdo sistem filtrimi dhe çdo ndërhyrje teknike që ofrojmë, mbështetet në analiza shkencore të sakta dhe në certifikime ndërkombëtare.
Në themel të profesionalizmit të markës ndërkombetare Water Boutique qëndron stafi i specializuar me kimistë dhe bioteknologë, të specializuar në analizat e ujit. ekspertë të markave dhe patentave, që garantojnë origjinën dhe cilësinë e produkteve, inxhinierë dhe teknikë të trajnuar nga partnerët gjermanë dhe europianë, ku prodhohen filtrat dhe sistemet e trajtimit të ujërave.
Ky staf siguron që çdo zgjidhje e ofruar të jetë personalizuar, e dokumentuar dhe e certifikuar, duke ofruar garanci reale për konsumatorët.
Për ne, filtrimi i ujit është mision dhe përgjegjësi. Sistemet tona të filtrimit janë të projektuara për të garantuar jo vetëm pastërti bakteriologjike dhe kimike, por edhe për të mbrojtur pajisjet shtëpiake, rrjetet e tubacioneve dhe makineritë industriale nga dëmtimet që shkakton uji i pafiltruar. Kështu, përveçse përmirësojmë cilësinë e jetës, ndihmojmë në kursimin e energjisë, detergjentëve dhe mirëmbajtjes.
Në një treg ku shumë premtime janë bosh, Water Boutique vendos standardin e besueshmërisë dhe transparencës. Me laborator të akredituar, licenca të plota dhe partneritete me markat më të mira botërore, ne sigurojmë që çdo pikë ujë që kalon përmes sistemeve tona të jetë realisht e pastër, e sigurt dhe e certifikuar.
Water Boutique – Ku ka ujë, jemi ne….