22 Prill Panairi I Punës – Universiteti Barleti

Water Boutique mori pjesë në Panairin e Punës të organizuar nga Universiteti “Barleti” (UniBa), një event që lidh studentët me tregun e punës dhe mundësitë reale për zhvillim profesional.

Gjatë panairit, Water Boutique prezantoi eksperiencën e saj si ekspert në trajtimin dhe filtrimin e ujit, si dhe vizionin për inovacion dhe standarde evropiane të cilësisë.

Interesi i studentëve ishte i lartë, jo vetëm në fushat teknike si inxhinieria dhe mjedisi, por edhe në një drejtim gjithnjë e më të rëndësishëm: marketingu i shitjeve. Kjo po shfaqet si një fushë e re dhe premtuese për formimin e të rinjve.

Water Boutique ofron mundësi konkrete për zhvillim profesional, përfshirë trajnime brenda dhe jashtë vendit, veçanërisht në Gjermani, duke sjellë eksperiencë ndërkombëtare dhe standarde të avancuara në tregun vendas.

Pjesëmarrja në këtë panair thekson angazhimin e Water Boutique për të mbështetur të rinjtë dhe për të krijuar hapësira reale për praktika dhe karrierë brenda kompanisë.

Bashkohu skuadrës së Water Boutique.

Bëhu pjesë e një ekipi ekspert në trajtimin e ujit.

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne….