3 Maj 2026 – Best Water Run

Më 3 maj 2026, “Best Water Run” konfirmoi edhe një herë se është shumë më tepër sesa një aktivitet sportiv — është një nismë me ndikim real humanitar dhe mjedisor.

I organizuar nga Water Boutique në partneritet me BWT – Best Water Technology, një nga liderët botërorë në teknologjinë e trajtimit të ujit, eventi solli bashkë qytetarë, familje, sportdashës dhe të rinj me një mision të përbashkët: ndërgjegjësimin për rëndësinë e ujit të pastër dhe mbrojtjen e tij për brezat e ardhshëm.

Qëllimi kryesor i kësaj maratone ishte shumë më i madh se vetë gara.

Për çdo pjesëmarrës të regjistruar që përfundoi itinerarin prej 5 kilometrash, u dhuruan 6 dollarë për ndërtimin e puseve të ujit në Afrikë, në ndihmë të komuniteteve dhe familjeve që ende nuk kanë akses në ujë të pastër dhe të sigurt për jetën.

Në të njëjtën kohë, “Best Water Run 2026” përcolli një mesazh të fortë edhe për mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e ndotjes plastike. Në fund të maratonës, çdo pjesëmarrësi iu dhurua një termus uji i ripërdorshëm, si simbol i angazhimit për një të ardhme pa plastikë dhe pa mbetje plastike që ndotin lumenjtë, detet dhe dëmtojnë jetën nënujore.

Ky aktivitet dëshmoi se kujdesi për ujin nuk lidhet vetëm me cilësinë e tij, por edhe me mënyrën se si ne zgjedhim ta mbrojmë planetin dhe burimet jetike.

Pjesëmarrja e jashtëzakonshme tregoi besimin e krijuar ndaj misionit të Water Boutique dhe forcën e një komuniteti që bashkohet për një kauzë të rëndësishme globale.

“Best Water Run 2026” ishte prova se kur një markë ndërton vlera përtej produktit dhe e kthen suksesin në ndikim shoqëror, ajo mund të frymëzojë ndryshim të vërtetë dhe të qëndrueshëm për njerëzit dhe mjedisin.

Water Boutique – Ku ka ujë, jemi ne…