Siguria për Filtra Uji dhe Rëndësia e Standardeve

Uji i pastër është një nga elementët më të rëndësishëm për shëndetin dhe cilësinë e jetës.

Megjithatë po aq e rëndësishme sa vetë uji, është edhe siguria e filtrave të ujit që përdoret.

Në vitet e fundit  kërkesa për filtra uji është rritur ndjeshëm, duke sjellë në treg një numër të madh produktesh.

Për këtë arsye, konsumatorët duhet të jenë të kujdesshëm në zgjedhjen e filtrit të ujit.

Filtrat e ujit duhet të jenë të certifikuar dhe të testuar sipas standardeve ndërkombëtare.

Një filter uji i çertifikuar jo vetëm përmirëson shijen dhe pastërtinë e ujit, por garanton edhe siguri higjienike, performancë afatgjatë dhe mbrojtje reale për konsumatorin.

Në një kohë kur cilësia e ujit është kthyer në prioritet global, teknologjitë moderne të trajtimit të ujit janë bërë pjesë thelbësore e një stili jetese të shëndetshme.

Duhet Kujdes !!

Shumë produkte qarkullojnë pa origjinë të qartë, pa dokumentacion teknik dhe pa certifikime të verifikueshme.

Kontrolli laboratorik, transparenca mbi origjinën e produktit, dokumentacioni teknik dhe certifikimet ndërkombëtare duhet të jenë elementë të detyrueshëm për çdo filter uji !

Sipas World Health Organization, qasja në ujë të pijshëm të sigurt është një nga faktorët më të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit publik. Ndërkohë, United States Environmental Protection Agency thekson rëndësinë e sistemeve të certifikuara të filtrimit për reduktimin e ndotësve dhe garantimin e sigurisë së ujit të konsumit.

Në një treg ku shpesh mungon kontrolli dhe profesionalizmi, përfaqësimi i markave të verifikuara dhe partneritetet zyrtare me kompani lider në BE,  mbeten garancia më e fortë për sigurinë dhe cilësinë e ujit që konsumojmë çdo ditë.

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…