A ka pirë ujë fëmija juaj sot?

Çdo mëngjes kujdesemi që fëmijët të kenë ngrënë të kenë marrë librat dhe gjithçka që u duhet për ditën. Por mes gjithë këtyre gjërave një pyetje e thjeshtë mund të harrohet.

A ka pirë ujë fëmija juaj sot?

Uji është pjesë e domosdoshme e përditshmërisë së fëmijëve.

Ata mësojnë luajnë vrapojnë dhe kalojnë shumë orë në lëvizje por jo gjithmonë kujtohen të pinë ujë. Shpesh presin derisa të ndiejnë etje.

Pikërisht për këtë arsye hidratimi i fëmijëve nuk duhet parë vetëm si një nevojë e momentit por si një zakon që ndërtohet çdo ditë.

Kultura e pirjes së ujit fillon që në fëmijëri dhe prindërit kanë një rol të rëndësishëm në kultivimin e saj.

Ashtu si larja e dhëmbëve mëngjesi apo orari i gjumit edhe pirja e ujit mund të bëhet pjesë e natyrshme e rutinës.

Një gotë ujë në fillim të ditës një shishe në çantën e shkollës dhe uji pranë, gjatë lojës apo aktivitetit fizik, janë zgjedhje të vogla që të përsëritura çdo ditë krijojnë një zakon që mund të zgjasë gjithë jetën. Kur flasim për rëndësinë e hidratimit nuk bëhet fjalë vetëm për aktivitetin fizik apo shuarjen e etjes.

Uji është i rëndësishëm edhe për funksionimin normal të trurit.

Studime të botuara në revista shkencore tregojnë se pirja e ujit ndikon pozitivisht në kujtesë dhe vëmendje. Këto janë dy aftësi thelbësore për përqendrimin dhe procesin e të mësuarit.

Pikërisht për këtë arsye uji dhe përqendrimi te fëmijët janë një temë që ka marrë vëmendje edhe në kërkimet shkencore.

Kjo nuk do të thotë se një gotë ujë garanton rezultate më të mira në shkollë. Gjumi ushqyerja aktiviteti fizik dhe shumë faktorë të tjerë ndikojnë në zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijës por hidratimi i duhur mbetet një nga kushtet bazë për funksionimin normal të organizmit dhe trurit.

Shpesh prindërit pyesin sa ujë duhet të pinë fëmijët gjatë ditës. Nevojat nuk janë të njëjta për çdo fëmijë dhe varen nga mosha aktiviteti fizik ushqyerja dhe temperatura e ambientit. Përtej një numri të caktuar gotash rëndësi ka që uji të konsumohet rregullisht gjatë ditës dhe fëmija të mësojë ta kërkojë atë natyrshëm.

Fëmijët mësojnë shumë edhe nga ajo që shohin në shtëpi. Kur uji është pjesë e vakteve kur prindërit e konsumojnë rregullisht dhe kur shishja e ujit bëhet pjesë e përditshme e çantës së shkollës pirja e ujit fillon të perceptohet jo si një detyrim por si diçka krejt normale. Prandaj pyetja nuk është vetëm “Sa ujë pinë fëmijët e mi?” por edhe “A po i mësoj fëmijët të pinë ujë rregullisht?” Një zakon kaq i thjeshtë i kultivuar që në fëmijëri mund t’i shoqërojë gjatë gjithë jetës. Ndonjëherë kujdesi për të ardhmen fillon me gjërat më të vogla. Edhe me një gotë ujë.

Referenca shkencore

Benton & Burgess, Appetite (2009) dhe Edmonds & Burford, Appetite (2009)
Drozdowska et al., Nutrients (2020)

 

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne..