
06 Nov Mikpritja fillon me një gotë ujë
Mikpritja ka gjuhën e saj. Ajo flet përmes një buzëqeshjeje në mbërritje, vëmendjes pas një udhëtimi të gjatë dhe një gote uji të shërbyer në çastin e duhur. Në një hotel apo restorant, këto gjeste të vogla i japin mysafirit ndjesinë e bukur se është i mirëpritur.
Pastërtia e gotës, temperatura e ujit, shishja e vendosur bukur dhe mënyra e shërbimit flasin për standardin e hotelit dhe restorantit. Edhe pyetja “Natyral apo me gaz?” tregon vëmendje ndaj preferencave të mysafirit dhe e bën shërbimin më personal. Është një gjest i thjeshtë që tregon se rehatia dhe kënaqësia e tij kanë rëndësi.
Në një tryezë të kuruar, uji meriton të njëjtën vëmendje si ushqimi, vera dhe çdo element tjetër i shërbimit. Shishja, gota dhe mënyra e prezantimit bëhen pjesë e harmonisë së tryezës. Kur gjithçka është menduar me kujdes, eleganca vjen natyrshëm dhe mysafiri e ndien përkushtimin pa pasur nevojë për shpjegime.
Pas një gote uji të shërbyer bukur qëndron edhe kujdesi për ujin që ofrohet. Përzgjedhja e filtrave të ujit për hotele dhe restorante duhet të mbështetet te karakteristikat e ujit dhe nevojat e biznesit. Sistemet e përshtatshme të filtrimit dhe ftohjes e lidhin këtë kujdes me lehtësinë e shërbimit të përditshëm, duke siguruar që kujdesi për mysafirin të ndihet në çdo gotë.
Nga pritja në recepsion te ulja në tryezë, një gotë freskuese pas mbërritjes apo shërbimi i vëmendshëm gjatë një vakti e bëjnë përvojën më të këndshme. Vazhdimësia e këtij kujdesi shpreh përkushtimin e hotelit dhe restorantit ndaj mikpritjes.
Water Boutique i jep ujit vendin që meriton në mikpritje, me zgjidhje filtrimi dhe trajtimi që plotësojnë kujdesin për çdo detaj në hotele dhe restorante. Sepse një gotë ujë mund të jetë gjëja e parë që ofroni dhe përshtypja e parë që lini.
Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne….