14 Mar Smërci dhe Gëlqerja : Sa peshon në buxhetin e familjes?
Sipas Eurostat një familje mesatare europiane prej 3 antarësh harxhon gjithsej rreth 3,300 euro në vit për blerjen e detergjentëve, shampove, faturave të energjisë dhe kostove të jashtëzakonshme të mirëmbajtjes.
Një përqindje e konsiderueshme e kësaj vlere i atribuohet Smërcit (shtresave gëlqerore). Këto probleme shumë të shpeshta në shtëpitë tona dëmtojnë dushin, ngrohjen e ujit, lavatricen, lavastoviljen por edhe çezmat dhe lavamanët. Kjo ka nje kosto të lartë për buxhetin e familjes, si në aspektin e mirëmbajtjes, ashtu edhe për jetëzgjatjen e pajisjeve, konsumin e detergjentëve dhe shampove. Për më tepër duke bllokuar tubat dhe veshur rezistencat, gëlqerja bëhet një izolant termik i vërtetë i cili na shkakton kohë më gjatë për ngrohjen e ujit.
Nga pikëpamja teknike prania e kripërave të karbonatit të kalciumit dhe magnezit shkakton një rritje të kërkesave për energji dhe një humbje të efikasitetit të pajisjeve, me rritje konsekuente të konsumit, aq sa çdo milimetër gëlqeror që depozitohet në elementët e ngrohjes dhe mbështjelljet që ngrohin ujin shkakton një rritje të konsumit të energjisë prej 18%.
Një pjesë e madhe e shpenzimeve të ekonomisë shtëpiake të shkaktuara nga depozitat e gëlqeres mund të zvogëlohen falë instalimit të një sistemi anti-gëlqeror. Përdorimi i një zbutësi uji siguron kursime ekonomike, gjithmonë për një familje mesatare prej 3 anëtarësh, e cila mund të shkojë deri në 800 euro në vit.
Kjo shifër arrihet duke kursyer 50% në detergjentëve shtëpiakë dhe personalë, 25% në faturat e energjisë elektrike, 18% në mirëmbajtjen e pajisjeve shtëpiake.
Përveç kësaj, uji i zbutur është dashamirës për lëkurën dhe flokët, si dhe gjithashtu me rrobat dhe ngjyrat e tyre. Flokët shfaqen më të butë dhe më të ndritshëm, të lehtë për tu krehur, ndërsa lëkura rifiton një butësi të veçantë.
Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne……….