Bakteri Legionella dhe uji

Bakteri Legionella dhe uji

Bakteri Legionella gjendet në mjedise me ujë të ëmbël, si liqene dhe përrenj. Ai bëhet shqetësues  kur përhapet në sistemet e ujit të ndërtesave ( depozitohet në koka dushi dhe rubinetët e lavamanë, kaldaja, strukturat që përmbajnë ujë r si pjesë e sistemeve të centralizuara të ftohjes së ajrit për ndërtesa ose procese industrial, vaska, pishina, shatërvanë dekorativë, depozitat dhe ngrohësit e ujit të nxehtë, komplekse hidraulike etj.

Pasi Legionella rritet dhe shumohet në një mjedis uji, ajo mund të përhapet aq sa njerëzit bijen në kotakt me të përmes  inhalimit (frymëmarrjes) . Njerëzit mund të sëmuren nga sëmundja e Legjionarëve ose ethet Pontiac kur bijen në kontakt   me grimca ajëri që përmbajnë këtë bakter .

Më rrallë, njerëzit mund të sëmuren nga uji pijshëm që përmban bakterin Legionella. Kjo ndodh kur uji aksidentalisht shkon në mushkëri gjatë pirjes. Nëse jeni të ekspozuar ndaj Legionellës ju do të keni simptoma të tilla si:  ethe, kollë, të dridhura ose dhimbje muskulare.

Nëse keni këto simptoma ju duhet të njoftoni mjekun  tuaj nëse keni kaluar ndonjë natë larg shtëpisë në 14 ditët e fundit.

Njerëzit me rrezik të shtuar për t’u prekur nga ky bakter janë:

  • Moshat mbi 50 vjeç
  • Duhanpirësit aktualë ose të mëparshëm
  • Njerëzit me sëmundje kronike të mushkërive (si sëmundje pulmonare obstruktive kronike ose emfizema)
  • Njerëzit me sistem të dobët imunitar ose që marrin ilaçe që dobësojnë sistemin imunitar (si psh pas një operacioni transplantimi ose kimioterapie)
  • Njerëzit me kancer
  • Njerëzit me sëmundje kronike si diabeti, sëmundje të veshkave ose sëmundje të mëlçisë

Instalimi i sistemeve të trajtimit dhe filtrimit të ujit në hyrje të rrjetit në ambientin ku ju banoni ose punoni,  eleminon në mënyrë të sigurt rrezikun e ekspozimit ndaj këtij bakteri dhe shumë baktereve ose viruseve të tjerë. Ju duhet të siguroheni që këto sisteme trajtimi dhe filtrimi të ujit të jenë të cerftifikuara për funksionin e tyre dhe po ashtu që ato të instalohen nga profesionistë të certifikuar. Në mënyrë që këto paisje të jenë funskionale dhe të përshtatshme për ambientin tuaj duhet që uji juaj ti nënshtrohet analizave paraprake.

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne