28 Feb Cfarë gjëndet në ujin e rubinetit?
Kimikatet në ujin e rubinetit . Mendoni se jeni të mbrojtur? Mendohu përsëri!
Më shumë se 60,000 kimikate përdoren në europë. Mbi 2,100 kimikate të dokumentuara janë gjetur në ujin e rubinetit. Shumë prej tyre shkaktojnë probleme serioze shëndetësore. Çuditërisht, VKM Nr. 379, datë 25.5.2016” PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “CILËSIA E UJIT TË PIJSHËM” rregullon vetëm 31 prej tyre. Asgjë nuk është shtuar në këtë listë që nga viti 2000. Mbikëqyrja e qeverisë për ndotjen e ujit të pijshëm është ulur me rritjen e ndotjes. Çuditërisht, edhe kimikatet e dokumentuara mirë që shkaktojnë kancer, si kromi VI (kromi gjashtëvalent) nuk janë në listën e rregulluar nga kjo VKM.
Në vitin 2010, vetë OBSH deklaroi se “rregulloret nuk janë në ritmin me zbulimet shkencore. Realiteti është se Ujësjellësi nuk ka burime apo para për të rregulluar më mire parametrat e ujit të pijshëm.
Ujësjellësi juaj lokal nuk ju mbron
Pavarësisht se ku jetoni, është e sigurt të thuhet se ujësjellësi nuk ka burime në teknologji, fuqi punëtore ose para për të trajtuar gamën e problemeve me të cilat përballet. Konsideroni një tjetër kancerogjen të njohur: arsenikun. Në vitin 2000, OBSH vlerësoi se për shkak të shkeljeve, 256 milionë njerëz pinë ujë me nivele të pasigurta arseniku. Arseniku është jashtëzakonisht i vështirë për t’u hequr nga uji dhe është një toksinë vdekjeprurëse.
Kimikatet më të frikshme, farmaceutikët e ricikluar në ujin tonë, dështimet e sistemit dhe sinjalizimet për zierjen e ujit etj. janë të gjitha simptoma të masave mbrojtëse të dështuara ,si në nivelin makro të Ujësjellësave ashtu edhe në nivelin lokal të ofruesve të komunitetit. Kjo situatë fatkeqësisht, duket se nuk do të përmirësohet kurrë.
Uji në shishe nuk është zgjidhja juaj
Uji i ambalazhuar nuk është i rregulluar, përveç nëse i kalon parametrat shtetërorë. Pra, prodhuesit e mëdhenj mbushin shishe në vend. Rezultati është se nuk është gjithmonë i pastër. Në fakt, e kundërta është shpesh e vërtetë. Një studim i Grupit të Punës të OBSH i vitit 2016 zbuloi se 38 ndotës u gjetën në 10 marka të njohura të ujit në shishe. Çdo shishe e kampionuar përmbante mesatarisht tetë kimikate, duke përfshirë ndër të tjera: nitratet, kimikatet industriale, arsenikun dhe bakteret.
Plastika PET e përdorur më shpesh për prodhimin e shisheve të ujit përmban një sërë kimikatesh që mund të rrjedhin si PFOA (Perfluorooctanoic acid ) që shkaktojnë kancer, kimikate retardante PBDEs (Polybrominated diphenyl ethers) , toksina riprodhuese të njohura si ftalate dhe natyrisht BPA, e cila prish sistemin endokrin. Me ndërgjegjësimin gjithnjë në rritje për ujin e ambalazhuar, mendoni se gjërat do të përmirësoheshin. Gabim. Konsumi i ujit në shishe është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave dhe rritet çdo vit.
Uji i ambalazhuar është i shtrenjtë – gjithmonë kushton shumë më tepër. Një markë e njohur është pothuajse 2000 herë më e shtrenjtë se uji i rubinetit. Uji në shishe është ndoshta një nga mashtrimet më të mëdha të epokës moderne. Sigurisht që nuk është përgjigja.
As filtri juaj nuk është
Filtrat me karbon aktiv ndihmuan në ndërgjegjësimin për klorin dhe neverisë së konsumatorit ndaj tij. Por a e dini se këta filtra nuk heqin plotësisht asgjë madje edhe klorin nga uji i rubinetit? Ata Reduktojnë disa komponentë kimik. Të eleminojnë? Jo! Filtri me karbon aktiv është projektuar për ta bërë ujin tuaj të shijshëm. Realiteti me një filtër të stilit të tillë është se ju merrni ujë me shije të mrekullueshme por që mund të jetë gjithashtu një koktej kimik i mundshëm.
Filtri Camelot psh, është shembull i një filtri karboni aktiv. Kjo metodë është lloji më i njohur e filtrimit sepse është e lirë dhe e disponueshme gjerësisht, por nuk është më efektive. Sipas një studimi të Universitetit Shtetëror të Karolinës së Veriut, filtrat e karbonit aktiv zvogëlojnë disa përbërje organike që e bëjnë ujin të shijohet dhe heqin erën e keqe. Megjithatë, ato nuk filtrojnë shumicën e ndotësve duke përfshirë metalet e rënda, kimikatet industriale, farmaceutikët dhe të tjerë. Ka metoda të tjera më të sofistikuara filtrimi në dispozicion. Këto ofrojnë jo vetëm disa përfitime ngushtësisht specifike, por pastrim të gjerë të ndotësve.
Për të qenë të drejtë, uji i filtruar është më i mirë se uji i pafiltruar. Megjithatë, ne mendojmë se produktet tradicionale të filtrimit nuk janë përgjigjja më e mirë.
Cila është zgjidhja?
Ne mendojmë se përgjigja përfundimtare e kësaj pyetje është Water Boutique™. Vetem aty do të gjeni filtra uji dhe sisteme filtrimi uji që janë testuar në mënyrë të pavarur dhe rigoroze kundër 249 ndotësve, duke i reduktuar praktikisht të gjithë në 99,9%, duke përfshirë edhe elmentët më të vështirë si kromi VI, arseniku, metalet e rënda, farmaceutikët dhe më shumë. Filtrat dhe Sistemet e Filtrimit nga Water Boutique janë të Certifikuara nga Entetet e Akredituara të BE dhe jo nga shoqata anonime që në shumë raste janë dhe abuzive.
Çfarë po prisni?
Gjeni produktin që është i duhuri për ju sot në Water Boutique dhe filloni të pini ujin e pastër dhe të shëndetshëm sepse: Ku ka ujë jemi ne….