Cfarë janë ujërat gri

Ujërat gri vijnë rezultat i shkarkimeve nga kuzhina profesionale, restorante, ujërat e dusheve në hotele, lavanteritë dhe shiut. Keto ujëra janë plot me substanca yndyrore shumë ndotëse, detergjentë dhe zbardhues. Ato janë rezultat i të gjitha atyre veprimeve pastrimi që përfshijnë përdorimin e produkteve shumë agresive. Për sa i përket sasisë së substancave të dëmshme, ato sigurisht janë më të rrezikshmet për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve, pasi vetëm një pjesë të vogël e tyre janë ekologjike. Prandaj, diferencimi dhe pastrimi i tyre përpara shkarikimit  bëhet edhe më i rëndësishëm.

Impiantet trajtimit dhe pastrimit të ujërave gri ashtu sikurse ujërave të zeza, duhet të instalohen dhe menaxhohen nga kompani të specializuara, të afta për të trajtuar dhe çliruar ujin nga substancat e dëmshme përpara se ta shkarkojnë atë përsëri në mjedis.

Funksionimi i dobët dhe mungesa e mirëmbajtjes shpesh i bëjnë këto impiante të padobishme, për të mos përmendur kompanitë që fitojnë kontrata por nuk janë në lartësinë e detyrës që u është caktuar.

Të gjithë këta elementë të mbledhur së bashku tregojnë brishtësinë e një sistemi që sot në shqipëri nuk është në gjendje të sigurojë cilësinë e ujit të shkarkuar në mjedis, një problem serioz që duhet të jetë prioritet për ata që kujdesen për shëndetin tonë. Në fakt, prania e strukturave të afta për të trajtuar në mënyrë adekuate ujin është thelbësore për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve.

Ju duhet të blini produktet e duhura dhe ti instaloni ato me kompanitë e specilizuara  për pastrimin ujit. Kështu do të trajtoni problemin e ndotjes së mjedisit në  mënyrë më të ndërgjegjshme.

Duke patur një zgjidhje permanente dhe të certifikuar  ju do ti jepni vlerë biznesit tuaj  dhe do të shmangni sanksionet ligjore të parashikuara nga legjislacioni dhe Akti normativ i Këshillit të Ministrave nr. 8, datë 28.12.2023 dhe Udhëzimin e përbashkët i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe i ministrit të Turizmit dhe Mjedisit nr. 1, datë 1.2.2024 “Për miratimin e rregullores teknike mbi standardet për trajtimin e ujërave të ndotura për subjektet që shkarkojnë ujëra të ndotura dhe të patrajtuara pranë ose në ujëra larëse”.

Me zgjidhjen TUZ Eco life ju do të jeni të sigurtë dhe në hamoni të plotë me ambientin që ju rrethon!

 

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne

Tuz – Eco life