Escherichia coli në ujë

Escherichia coli në ujë

Stuhitë dhe rreshjet  që goditën  europën ditët e fundit  kanë bërë që autoritet sanitare të japin alarmin për ndotjen e ujrave nga bakteri E colit dhe njëkohësisht të këshillojnë për banoret vendas mos konsumimin e ujit të rrjetit,  si për të pirë ashtu edhe për nevoja të tjera sanitare. Kjo sepse përdorimi i tij për t’u larë është po aq i rrezikshëm sa konsumohet për pirje, pasi uji absorbohet nga trupi ynë përmes mukozave dhe plagëve. Vetëm mendoni nëse ka baktere E. coli në ujë dhe e përdorni për të larë pjesët intime, sytë, hundën dhe gojën.

Prania e baktereve tregues (Escherichia coli, bakteret koliforme, enterokoket) tregon kontaminimin fekal të ujit të pijshëm. Nëse këto mikroorganizma zbulohen në ujin e pijshëm, supozohet edhe prania e mikroorganizmave patogjenë (salmonela, viruse etj.).

E.coli është një specie bakteriale rezistente ndaj nxehtësisë, habitati natyror i të cilit është zorra e trashë njeriut dhe e kafshëve. Prania e tij është një tregues i sigurt i kontaminimit fekal. Vlerat e tij duhet të jenë 0 në 100 ml (në 250 ml për ujin në shishe) të mostrës së analizuar.

Duke qenë i pranishëm në mjedis dhe në ushqim, Escherichia Coli mund të transmetohet te njerëzit në mënyra të ndryshme. Infeksioni i shkaktuar nga ky bakter shkaktohet nga pirja e ujit, larja me të ose marrja e ushqimit të kontaminuar. Ai shkakton Infeksione gastrointestinale, Infeksione urinare që manifestohen me simptoma që zgjasin  nga  4-10 ditë  dhe ne rastet e komplkacioneve edhe më shumë. Për të mposhtur bakterin Escherichia coli që shkakton infeksione të traktit urinar dhe sistemit të tretjes, rekomandohen antibiotikë.

Kompania Water Boutique  i ofron klienteve të saj zgjidhje perfundimtare dhe efektive për eliminimin e viruseve dhe baktereve nga uji me  paisje filtrimi dhe metoda e bashkëkohore   për sterilizimin e ujit, për ta bërë atë të sigurt në mejdiset që ju e konsumoni, pavaresisht faktoreve te jashtëm që e kontaminojnë atë. Këto sisteme janë të Certifikuara nga Entet e Akredituara Prestigjoze të Bashkimit Europian.

 

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…