21 Feb IMPIANT PËR TRAJTIMIN E UJËRAVE TË NDOTUR
Ne duhet të kuptojmë se uji është një qark i mbyllur dhe për këtë arsye mjedisi do të na kthejë mbrapsht gjithmonë ujin që shkarkojmë në natyrë.
Rrjedhimisht, nëse shkarkojmë ujë të ndotur në natyrë, herët a vonë ai do të kthehet tek ne.
Në fakt, ndotësit që ne shkarkojmë përfundojnë në det ku kapim peshqit që hamë, në lumenj, në burime dhe ujëra nëntokësorë ose në rezervuaret ku rritim produktet që përfundojnë në tryezat tona.
Për më tepër, uji është një mall shumë i çmuar dhe nuk duhet shpërdoruar.
Për këtë arsye është thelbësore trajtimi i ujërave të ndotur për përdorime të tjera në bujqësi, industri apo në çdo sektor tjetër.
Ujërat e ndotur pas trajtimit dhe pastrimit mund të përdoren për ujitjen e fushave, hapësirave të gjelbra ose të destinuara për aktivitete rekreative ose sportive, në sektorin civil, mund të përdoret për larjen e rrugëve, zjarrëfikëse, për sistemet e ngrohjes apo ftohjes apo edhe për lavazhe.
TUZ – Trajtimi i Ujërave të Zeza dhe Trajtimi i Ujërave të ndotur ju ofron zgjidhje profesionale permanente dhe të certifikuar për projektimin, intsalimin dhe mirëmbajtjen e impiantit të trajtimit për ujërat e zeza dhe të ndotur, sipas kapacitetit të nevojshëm dhe në përputhje të plotë me Atkin Normativ Nr. 8, datë 28.12.2023.
Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne……….