IMPIANTI TRAJTIMIT TË UJËRAVE TË NDOTUR PËR LAVANDERI INDUSTRIALE

IMPIANTI TRAJTIMIT TË UJËRAVE TË NDOTUR PËR LAVANDERI INDUSTRIALE

Lavanderitë industriale nuk mund dhe nuk duhet ti shkarkojnë pa i trajtuar  ujërat e ndotur edhe kur janë të lidhura direkt me rrjetin e kanalizimive publike.

Kjo, pasi procesi i larjes së sasive të mëdha të rrobave ka një ndikim të fortë mjedisor, që lidhet kryesisht me sasinë e ujit të kontaminuar gjatë ciklit të pastrimit, i cili më pas duhet të shkarkohet në sistemin e kanalizimit që e ka të pamundur trajtimin e tyre.

Në ujërat e ndotur të lavanterive industriale ka një përqendrim të lartë të elementeve kimike për shkak të përdorimit të detergjenteve dhe tretësve me origjinë kimike në procesin e pastrimit dhe dezinfektimit të rrobave.

Shumë nga këto substanca, në përqendrime më të ulëta, janë të pranishme edhe në ujërat e zeza shtëpiake, të cilat megjithatë përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël, ndërsa në rastin e lavanderisë industriale ndotësit shfaqen të përqendruar në sasi shumë të lartë dhe për këtë arsye trajtimi paraprak i tyre bëhet i detyrueshëm.

Disa nga ndotësit e pranishëm në ujërat e ndotura nga lavanderi industriale

  • Surfaktantë, të krijuar nga detergjentët kimikë
  • Lëndë të ngurta pezull, që rrjedhin nga fibrat e veshjeve;
  • Ndotës organikë, të cilët e kanë origjinën nga “papastërtitë” e grumbulluara në rroba.

Me një ndjeshmëri mjedisore në rritje (dhe një kuadër rregullator gjithnjë e më të fortë) lavanteritë industriale duhet të orientohen drejt përdorimit të produkteve të pastrimi të biodegradueshme.

Kjo zgjedhje e qëndrueshme do te çojë edhe në ndryshimin e mentalitetit në lidhje me impiantet e pastrimit.

Në fakt, përveç sistemeve kimiko-fizike, ekziston mundësia që në shumë raste të përdoren edhe impiantet biologjike, të cilat shfrytëzojnë teknologjinë e llumit aktiv.

Zgjedhja e sistemit të duhur të pastrimit të ujit për një lavanderi industriale varet shumë nga lloji i ujërave të ndotur të krijuara dhe sasia e shkarkimit.

 

 

  1. Impiantet kimiko-fizike janë më efektive, veçanërisht kur kemi të bëjmë me përqendrime të larta të substancave kimike ose sasi të mëdha uji, por zakonisht kanë kosto të larta lidhur me mirëmbajtjen dhe përdorimin e reagentëve të veçantë në procesin e pastrimit.
  2. Në impiantet biologjike, pastrimi bëhet nëpërmjet mikroorganizmave që kryejnë një veprim filtrues. Këto sisteme janë sigurisht më të gjelbërta, por nga ana tjetër kërkojnë kontroll shumë të saktë dhe të vazhdueshëm mbi parametrat biologjikë që garantojnë efektivitetin e tyre.

Instalimi i Impiantit TUZ Eco life për trajtim e ujërva të ndotur për lavanderitë, përveç që vepron si një filtër  mbrojtës për mjedisin dhe plotëson kërkesat ligjore nga rregulloret përkatëse, ka dhe funksion kursimi.

Falë trajtimit të ujit nga ky impiant ju mund te rikuperoni dhe ripërdorni ujërat e ndotur të trajtuara në procesin e prodhimit, duke ulur në mënyrë te ndjeshme koston e blerjes të ujit  për biznesin tuaj.

TUZ Eco life

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne..