Klori në ujë ( Cl)

Klori në ujë ( Cl)

Ujësjellësi e përdor klorin për të mbrojtur ujin nga prania e mundshme e baktereve dhe patogjenëve të tjerë, kontaminimin dhe përhapjet e tij gjatë kalimit të ujit  në tubacionet që mbërrijnë në shtëpitë e qytetarëve, ose eneteve që kanë kontratë me ujësjellësin. Ky lloj trajtimi quhet dezinfektim i ujit. Dezinfektuesi  më i zakonshëm është pikërisht klori (hipoklorit natriumit ose dioksidi i klorit) i cili kur hidhet në ujë është aktiv kundër baktereve (Enterokoku, Escherichia coli etj) por edhe  kundër sporeve dhe viruseve (Legionella psh). Klori ndryshon karakteristikat organoleptike të ujit duke krijuar erë të keqe (e ndjeshme sidomos në mëngjes, kur uji ka mbetur i ndenjur në tuba gjatë gjithë natës) dhe një shije të keqe të ujit që del nga çezma. Përveç aromës dhe shijes së pakëndshme ai privon trupin nga disa vitamina dhe dëmton florën e dobishme bakterialë në trupin e njeriut.

Për të zgjidhur problemin në lidhje me shijen e keqe të ujit të rrjetit, shumica e njerëzve preferojnë të shpenzojnë para dhe lodhje duke blerë ujë të ambalazhuar. Megjithatë problemi i tyre zgjidhet vetëm pjesërisht, sepse përvec ndotjes dhe problemeve shëndetësore që shkakton plastika që ambalazhon ujin, për gatim dhe përgatitjen e kafesë ose  çajit ata vazhdojnë të përdorin ujë të rrjetit dhe për këtë arsye vazhdojnë të konsumojnë në mënyrë të pavetëdijshme substancat e padëshiruara dhe derivatet e klorit  që gjenden në ujë, përveç aromës dhe shijes së pakëndshme.

Jo të gjithë e dinë se kur uji vlon, ose kur e ftohni me orë të tëra, vetëm klori i lirë largohet, por nënproduktet e tij të mundshme (trihalomethanet dhe derivatet e tjera organike) si dhe elementët e tjerë të padëshiruar (metale të rënda, pesticide dhe ndotës të tjerë), nuk largohen por mbeten në të njëjtën sasi në ujë. Kjo mund të çojë në probleme serioze për shëndetin tonë nëse konsumimi ujit me klor është i lartë dhe zgjatet me kalimin e kohës.  Disa nga shqetësimet mund të jenë:

  • Kollë dhe dhimbje të gjoksit
  • Mbajtjen e ujit në mushkëri
  • Irritim të lëkurës dhe syve
  • Impotencë
  • Kancer ( IARC i ka klasifikuar disa derivate të klorit në grupin e 2 -të B)
  • Alergji

 

Studimet e kryera nga kolegji amerikan “Albert Einstein”  kanë  vërtetuar se për një  numër të madh alergjish shkaktar është klori në ujin qe vjen ne menyre  te drejtperdrejte  nga rubineti. Klori shkakton reaksion dhe krijon ndjeshmeri me një grup ushqimesh. 14% e njërëzve janë prekur nga kjo formë alergjie.

 

Si përfundim, nëse uji juaj është i pakëndshëm për shijen dhe erën për shkak të klorit, një Filtër uji i certifikuar e zgjidh përfundimisht këtë problem në mënyrë të thjeshtë dhe efektive.

Sistemet e  Filtrimit  të Ujit nga  Water Boutique jane te certifikuar nga Institucionet e Akredituara Presitgjoze te BE. Ato eleminojnë Klorin dhe komponentët e tjerë të tij, duke e bërë ujin e çezmës të sigurt, me cilësi të shkëlqyer, pa erën e pakëndshme dhe shijen e klorit. Pirja e ujit të çezmës gjithashtu ju lejon të respektoni mjedisin ( ndotja e plastikës PET ) dhe i ofron konsumatorit kursime të prekshme ekonomike.

 

Revista Shkenca dhe Natyra – It   2020

 

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…..