Lëkura dhe Flokët Tuaj Nuk Meritojnë Ujë të Fortë

Shumë njerëz përballen me probleme të zakonshme të lëkurës dhe flokëve, si xerosis cutis (lëkura e thatë), pruritus (kruarja) apo trichorrhexis nodosa (thyeshmëri e flokëve). Shumë prej këtyre shqetësimeve lidhen direkt me ekspozimin ndaj ujit të fortë.

Uji i fortë përmban sasi të larta të mineraleve si kalciumi dhe magnezi, të cilat mund të formojnë depozita mbi lëkurë dhe skalp, duke penguar hidratimin natyral dhe duke dëmtuar kutikulat e flokëve, çka rezulton në flokë të thatë, të dobët dhe të prirur ndaj thyerjes.

Ekspertët e Water Boutique, përfaqësues zyrtar në Shqipëri dhe rajon i prodhuesve dhe brendeve më të njohura në Bashkimin Europian,  rekomandojnë përdorimin e ujit të butë si një zgjidhje dermatologjikisht e testuar.

Uji i butë ndihmon në ruajtjen e barrierës lipidike të epidermës, redukton humbjen transepidermale të ujit (TEWL) dhe mban hidratimin natyral, duke parandaluar thatësinë, irritimin dhe inflamacionin e lëkurës.

Flokët tuaj përfitojnë gjithashtu, uji i butë mbron kutikulat, zvogëlon ndarjen e majave (trichoptilosis) dhe frizz-in, si dhe ruan elasticitetin dhe shkëlqimin natyral. Reduktimi i depozitave minerale në strukturën e flokëve përmirëson dendësinë dhe qëndrueshmërinë e tyre, duke i bërë më të fortë dhe më të shëndetshëm.

Sistemet e zbutësve të ujit nga Water Boutique janë profesionale dhe të certifikuara dhe uji i prodhuar prej tyre krijon një ambient optimal për integritetin e epidermës dhe skalpit.

Çdo dush kthehet në një terapi natyrale, ku lëkura ruan hidratimin e saj, ndërsa flokët mbeten elastikë, të butë dhe të shkëlqyeshëm.

Rezultati është një ndjesi freskie dhe pastërtie që zgjat gjatë gjithë ditës, duke mbështetur shëndetin e lëkurës dhe flokëve në nivel dermatologjik dhe trixologjik.

 

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…

 

Burimet dhe Referencat:

Hard Water vs Soft Water – Effects on Skin Health

Water Softeners and Skin & Hair Care

Soft Water and Hair Health – Comparison

PMC – Effects of Hard Water on Skin