Me ftesë të Ministrisë Bavareze të Çështjeve Ekonomike

Nuremberg 23.09. – 27.09.2024

Programit ndërkombëtar të trajnimit “Bayern – Fit for Partnership” – Menaxhimi i Ujërave në Shqipëri

 

Me ftesë të Ministrisë Bavareze të Çështjeve Ekonomike, Zhvillimit Rajonal dhe Energjisë, kompania Water Boutique shpk dhe TUZ Eco Life u bënë pjesë e programit ndërkombëtar të trajnimit “Bayern – Fit for Partnership” me temë “Menaxhimi i Ujërave në Shqipëri”.

Prezantimi i zgjidhjeve dhe i portofolit për industrinë e ujit dhe ujërave të zeza, digjitalizimi në menaxhimin e ujit dhe prezantimi i kompanive bavareze ishte objekti kryesor programit dhe diskutimeve dypalëshe, në të cilat u shkëmbyen eskperienca  dhe ide për projekte konkrete  inovative, me qëllim partneritetin e ngushtë  për implemtimin me sukses të teknologjisë moderne Gjermane edhe në Shqipëri.

Programi vazhdoi me vizitat në kompanitë prestigjoze gjermane si   SIEMENS AG, HUBER Se, Bioworks, RÄDLIGER PRIMUS LINE GMBH, SEBA Hydrometrie GmbH & Co, WILO SE etj.

Gjate këtyre vizitave u prezantua teknologjia gjermane për pompat dhe sistemet e pompave për furnizimin me ujë si dhe trajtimin dhe largimin e ujërave të zeza, gjithashtu dhe makineritë, sistemet dhe pajisjet e bëra prej çeliku të pandryshkshëm për trajtimin e ujit, ujërave të zeza, ujit përpunues, rërës dhe llumit.

Ne fund të programit, Ceo i kompanisë Water Boutique shpk dhe TUZ Eco Life, Z. Urim Vata dhe  Drejtoresha Ekzekutive Z. Xheni Vata,  theksuan se Planifikimi dhe ekzekutimi i plotë i zgjidhjeve të procesit për një gamë të gjerë fushash në trajtimin e ujërave të zeza mbetet ende  një sfidë e hapur për Shqipërinë dhe kompanitë shqiptare në sektor.

 

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne

TUZ Eco life