Përse uji nuk prodhohet artificilaisht në shkallë të gjerë nëse e dimë formulën e tij molekulare?

Përse uji nuk prodhohet artificilaisht në shkallë të gjerë nëse e dimë formulën e tij molekulare?

Urim Vata

CEO

Water Boutique

Kriza e ujit kërkon që ne të punojmë në teknologji të reja për ripërdorimin e burimit më të çmuar për jetën, ujin. Por pse të mos e krijojmë direkt nga e para në laboratorë, nëse tashmë e dimë që H2O është fomula e tij?

Ne e dimë se ekzistojnë metoda të ndryshme fizike dhe kimike për shkripëzimin, pastrimin, filtrimin dhe rishpërndarjen e ujit, në mënyrë që ky burim jetik të ripërdoret. Edhe pse teknologjitë në këtë sektor po përparojnë me metoda të përmirësuara dhe gjithnjë e më efikase, kjo nuk mjafton dhe kriza e ujit vazhdon të përkeqësohet.

Nga bashkimi i dy atomeve të hidrogjenit (H) dhe një atomi oksigjeni (O) fitojmë: H2O (monoksidi i dihidrogjenit), që është formula molekulare e ujit. Ne i kemi përbërësit në dispozicion, por, me sa duket, disa hapa të “këtë recetë” nuk duhet të jenë të lehta për t’u krijuar në laborator dhe ka arsye për të mos krijuar atë në mënyrë industriale.

Procesi i “prodhimit” të ujit nga e para është i mundur, por ka një (ose dy) arsye themelore pse nuk bëhet në një shkallë masive, industriale Uji në laborator mund të përfitohet përmes dy proceseve kryesore: elektrolizës dhe fotolizës. Elektroliza është procesi me të cilin uji ndahet në përbërësit e tij bazë, oksigjen dhe hidrogjen, duke aplikuar një rrymë elektrike. Oksigjeni lëshohet në njërën elektrodë dhe hidrogjeni në tjetrën. Këto dy gaze më pas mund të mblidhen dhe të rikombinohen për të krijuar përsëri ujë. Ky proces përdoret në disa aplikime industriale, siç është prodhimi i hidrogjenit si lëndë djegëse.Fotoliza, nga ana tjetër, përfshin ndarjen e ujit në përbërësit e tij themelorë përmes ekspozimit ndaj dritës. Kjo arrihet duke përdorur një fotokatalizator, i cili është një material që thith dritën dhe katalizon reaksionin kimik. Më pas, oksigjeni dhe hidrogjeni mund të mblidhen si në elektrolizë.

Të dyja metodat e krijimit kërkojnë një sasi të madhe energjie, gjë që e bën këtë proces joefikas dhe jashtëzakonisht të rrezikshëm. Megjithatë, këto procese janë thelbësore në disa aplikime industriale dhe mund të rezultojnë  të rëndësishme për kërkimin në teknologjitë e gjelbra dhe prodhimin e karburanteve të pastra.

Nuk është e mundur të mendohet për prodhimin e ujit në shkallë të gjerë me këto metoda, pasi nga njëra anë kanë një kosto të madhe ekonomike dhe nga ana tjetër, çlirohen sasi të mëdha energjie jashtëzakonisht të rrezikshme që mund të krijojnë shpërthime kolosale.

Shkenca është në kërkim të vazhdueshëm të alternativave teknologjike për të arritur në metodën më të mirë të ripërdorimit të ujit, sepse ne nuk jemi në gjendje të krijojmë burime të pashtershme të “ujit të ri artificial” në një shkallë të gjerë, aq më pak t’i instalojmë ato në pika strategjike të planetit për t’i dhënë fund krizës së ujit.

Gjëja kryesore në lidhje me problemin e krizës së ujit është të kuptojmë se uji nuk po mbaron, sasia e ujit që kemi në Tokë ka qenë gjithmonë e njëjtë. Ajo që po ndodh është se ne po e kontaminojmë atë dhe në shumë zona ai nuk është më i disponueshëm. Kjo është një nga pasojat e shkatërimit të ekosistemeve (pyjet dhe luginat, p.sh.), të cilat janë pjesë e ciklit të ujit, filtrojnë dhe ruajnë këtë burim jetësor, duke e lënë atë të pastër dhe në sasi të mjaftueshme.

 

Prandaj ne duhet të ndalojmë ndotjen e ujit, duhet të shumëfishojmë sasinë e bimëve dhe të mbrojmë ekosistemet ekzistuese. Për më tepër, është më e nevojshme se kurrë të dini se si të menaxhoni dhe përdorni ujin me vetëdije.