24 May Pesë gram në javë …Mikroplastika që hamë dhe pijmë
Për një periudhë 7-ditore, ne marrim së bashku me ujin dhe ushqimin ekuivalentin në fragmente plastike të peshës së një karte krediti. 250 gram plastikë në vit kalojnë nëpër trup me efekte negative të njohura për shëndetin e njeriut dhe kafshëve. Secili prej nesh mund të gëlltisë mesatarisht 5 gram fragmente plastike çdo javë.
Të vendosura në pëllëmbën e dorës ato do të peshonin sa një kartë krediti. Kjo është analiza e “No Plastic in Nature: Assessing Plastic Ingestion from Nature to People”, porositur nga “WWF në Universitetin e Newcastle”, Australi. Konkluzionet bazohen mbi një përmbledhje shkencore të 52 studimeve të mëparshme mbi këtë temë.
Ky studim është i pari që zhvillon një vlerësim të peshës së mikroplastikës që hyn në trup, si dhe një hap i rëndësishëm për të kuptuar efektet e këtyre lloje mbetjesh mbi shëndetin e njeriut.
PLASTIK PËR TË PIRË
Nëpërmjet ujit, lëngjeve dhe ushqimit, ne marrim mesatarisht 2000 mikrofragmente plastike në javë, për një total prej 21 gramësh çdo muaj = me 250 gram në vit. Shumica e këtyre grimcave vijnë nga uji i ambalazhuar ose i çezmës. Mesatarja botërore e këtij konsumi është 1769 grimca plastike çdo javë, vetëm duke pirë ujë (pavarësisht nga lloji i tij).
Ndër produktet e blera, më të kontaminuara duket se janë molusqet, uji i pijshem, birra dhe kripa. Shkencëtarët saktësojnë se kanë adoptuar një qasje konservatore për të minimizuar rrezikun e skenarëve jorealistë, që mund të krijojnë alarm në popullatë. Midis fibrave “të gëlltitura”, u morën parasysh vetëm mikrogrimcat me një masë midis 0 dhe 1 milimetër.
Efektet e mikroplastikës në shëndetin e njeriut janë të ndryshme, por një gjë është e sigurt: Pasi hyjnë në trup, ato nuk mund të largohen më. E vetmja mënyrë për t’i reduktuar është kufizimi i ndotjes nga plastika që në fillim, duke shmangur shishet e ujit një përdorimshme, qeset plastike, amabalazhet plastike etj.
Produktet e markava që Water Boutique përfaqëson në tregun shqiptar, janë të Certifikuara BPA FREE (që nuk kanë përbërjen organike Bisphenol A në ndërtimin e tyre. Shumica e produkteve plastike si shishet , pjatat plastike , kontejnerët e magazinimit dhe bidonët e pijeve prodhohen duke përdorur BPA) nga Entet Akredituara të Bashkimit Europian.
Shmangia e shisheve të ujit një përdorimshe dhe Filtrimi i ujit të pijshëm të rrejtit me këto sisteme, ashtu sikurse edhe per elementet e tjere të dëmshëm që gjenden në ujë, ju garanton eleminimin në masën 99.9% e rrezikut ndaj ekspozimit kronik ndaj mikroplastikës.
Për më shumë informacion – [email protected]
Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…